EKSKLUZIVE/ Nuk ishte paguar nga Skënderbeu, sulmuesi afrikan gjen zgjidhje në… FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 12:41

EKSKLUZIVE/ Nuk ishte paguar nga Skënderbeu, sulmuesi afrikan gjen zgjidhje në… FIFA

Skënderbeu për pak humbi Abdul Temi topen. Ka dy javë që skuadra ka nisur stërvitjen për vitin 2023, por sulmuesi refuzonte që të kthehej. Motivi: rrogat e padhëna. Klubi dhe afrikani mbërritën deri në pikën e ndarjes, por më pas gjithçka u përmbys. Dhe zgjidhja nuk ka qenë fort e lehtë, pasi u gjet në FIFA. Tejet e ngarkuar ka qenë situata mes bardhekuqve dhe 27-vjeçarit, aq sa është dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

ABDUL TEMITOPEGjithçka është normalizuar, vetëm pasi ka marrë garancinë e pagave. Dhe jo vetëm të prapambeturave, por për gjithë sezonin. Lojtari ka pranuar që të kthehet në Shqipëri, vetëm pasi mori parapagesë.

PRAPASKENA “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub, se prej largimit të Temitopes në fund të vitit të kaluar ka pasur mosmarrëveshje për shkak të pagesave të padhëna. Këto vonesa nuk janë mirëkuptuar nga sulmuesi.

Kjo ka shtyrë lojtarin që të vërë në dijeni FIFA-n për të ndërmjetësuar, por edhe vetë Skënderbeun. Qëndrimi i tij ishte i qartë, nuk do të kthehej pa u paguar. Kjo gjë ka vënë në lëvizje klubin dhe mbi të gjitha Ardjan Takajn.

Në kushtet kur klubi po punon për të forcuar ekipin në dispozicion të Ivan Gvozdenoviç, nuk mund të pranonte kurrsesi largimin e një lojtari kaq shumë të domosdoshëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për gazetën, se mes Takajt dhe Temitopes ka pasur një sërë bisedash për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje, teksa kërkesa e lojtarit ka qenë garancia financiare për të hequr rekursin në FIFA dhe për t’u rikthyer me grupin.

ZGJIDHJA Nisur nga ky “presion” dhe kur rrezikohej edhe bllokimi i përkohshëm i merkatos, presidenti ka sakrifikuar dhe i ka plotësuar kushtet.

Lojtari si përfundim është shlyer plotësisht për shumën e kërkuar përgjatë gjithë sezonit dhe vetëm pasi ka marrë njoftimin nga banka, ka lajmëruar klubin se do të merrte fluturimin e parë për t’u bashkuar me ekipin.

Dje Temitope ka mbërritur në Selanik, atje ku e presin disa prej drejtuesve të klubit dhe më pas do të marrë rrugën në Korçë.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"