EKSKLUZIVE/ “Nuk i vihet litari në grykë të mbyturit”, Lici pas humbjes me Tiranën: Na kanë dëmtuar dhe në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 8:34

EKSKLUZIVE/ “Nuk i vihet litari në grykë të mbyturit”, Lici pas humbjes me Tiranën: Na kanë dëmtuar dhe në Shkodër

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, në fund të ndeshjes është dukur shumë i mërzitur. Jo vetëm për humbjen, por edhe për sjelljen e gjyqtarëve dhe lojtarëve të tij në fushën e lojës.
Suad-Lici

Gjatë momentit të largimit nga stadiumi, Lici nuk ka dashur të flasë, por në lidhje me çështjen e penalltisë së padhënë dhe gjyqtarëve ai është shprehur se këta të fundit i janë bërë gangrenë Vllaznisë.

“Nuk është se dua të flas. Nuk kam çfarë të them për gjyqtarin. I vihet litari në grykë të mbyturit. Apo, të na japin një dorë. Nuk dua të bëj asnjë polemikë, sepse hallin e kam te ndeshja tjetër. Edhe në Shkodër na ka dëmtuar me Tiranën”, u shpreh shkurt për “Panorama Sport” Suad Lici.

HYSEN-DEDJA-400x220
SHPËRTHEN TRAJNERI
Hysen Dedja paralajmëron “fshesë” në formacionin e Vllaznisë. Në deklaratën e dhënë për “SuperSport” pas humbjes me Tiranën, trajneri i Vllaznisë paralajmëron ndryshime që nga porta deri te lojtarë me eksperiencë që, sipas tij, ecin në fushë dhe luajnë pa përgjegjësi:

Humbja – “Në skuadër kemi mungesë përqendrimi dhe mungesë përgjegjësie shumë të madhe. Për atë që ndodhi në golin e parë, kemi punuar shumë në stërvitje. Gligorov shkon nga e majta për të gjuajtur goditjen nga këndi. Diçka që nuk e kam praktikuar asnjëherë pasi kisha caktuar Gilman Likën. Nuk them që erdhi goli prej tij, por shoh një shthurje. Janë mësuar që të luajnë vetëm për interesat e tyre. Rreshtimi i Krymit, Krujës dhe Lekajt, ishin pa asnjë futbollist të Tiranës dhe ne na zënë në befasi. Ne kemi punuar, e kërkonim ta bënim ndaj Tiranës me një goditje standarde, por goditemi. Edhe goli i dytë, shumë banal. Një hapje zone e Malotës shumë e habitshme. Dalja huq nga 30 metra me Ngonë. Gjëra që do t’i shoh me qetësi. Aty mbaroi gjithçka. Fola shumë në fund të pjesës së parë, shtova edhe sulmues meqë kundërshtari ishte në inferioritet, por në pjesën e dytë me ato lojërat e këqija të tyre, pa asnjë farë reagimi, pa asnjë farë dëshire. Edhe ata që kanë përgjegjësi më tepër, nuk dua të përjashtoj veten, por ata me më shumë eksperiencë, ecin nëpër fushë”, tha fillimisht trajneri i Vllaznisë.
Tirana festa e golit logo
Rreshtimi – “Kur Tirana kishte topin, ne vendoseshim 4-5-1. Mendova më tepër që ta pres në mesfushë. Duke ditur krahët e Tiranës, Doka, Hoxhallari, Kobina e Kale, mendova t’ia bllokoj. Ne kemi probleme shumë të mëdha. Jam munduar në këtë periudhë dhe tani nuk kam çfarë të punoj më. Do kemi kohë edhe 6 javë, por është shumë e vështirë”. Penalltia – “Është dora. Shumë e habitshme që Jorgji nuk e akordoi penallti”.
Sherri
Sherri – “Pas pandemisë, në Vlorë, pesë në Laç, katër në Shkodër dhe sot (dje) tre, u bënë shumë gola. Unë do të ndërhyj në portë. Do të ndërhyj edhe në anë të tjera, aq sa kam mundësi. Unë do t’u iki këtyre lojtarëve që ecin nëpër fushë. Një ndër ta do të jetë edhe portieri”.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"