EKSKLUZIVE/ “Nuk i kam vjedhur dollarë qytetit”, rrëfehet Idrizi: Shpëtimi e ka virtyt mosmirënjohjen, atij i ra bingua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 8:29

EKSKLUZIVE/ “Nuk i kam vjedhur dollarë qytetit”, rrëfehet Idrizi: Shpëtimi e ka virtyt mosmirënjohjen, atij i ra bingua

Sinan Idrizi i kundër përgjigjet ashpër Shpëtim Gjikës. Gjatë një prononcimi të dhënë dje për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit e cilëson ish-kryetarin e bashkisë si një njeri që nuk e njeh mirënjohjen, duke vendosur në dyshim edhe karakterin e tij. Sipas Idrizit, dikush gënjen për rastin e ish-trajnerit Ernest Gjoka. Kreu i klubit vlonjat gjithashtu thekson se Gjika i tanishëm nuk është ai që i ka kërkuar ndihmë dhe e ka njohur para vitit 2014.idrizi

REPLIKA – “E para dhe e fundit herë që unë flas për Shpëtim Gjikën. Ai nuk e ka mirënjohjen si virtyt. Shpëtimi është njeri me karakter të fortë, burrë i mirë, i respektuar, çfarë të them unë për të. Këtu gënjyekan të gjithë. Kjo është një situatë gënjeshtrash, mos u merrni me Shpëtimin. Është e vërtetë ajo që thotë Shpëtimi. Ai ka lënë një klub pa probleme financiare. Nuk ka vjedhur kurrë asnjëherë, asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve vlonjatë. Vetëm që ka 4-5 lojtarë apo 6-7 sa janë, që më kërkojnë shtëpi. Vijnë dhe më kërkojnë mua kontratat e shtëpisë. Kjo është ana tjetër e medaljes.

Kishim për të marrë dy palë shtëpi, kemi marrë një thonë. Nuk është modeli im Shpëtim Gjika, për asgjë. E kam thjesht një mik nga lagjja ime, ka qenë te mua në Varrosh, por iku pastaj. I ra bingua, shkoi në një shtëpi anës detit. E dua shumë, jashtë mase, por nuk e kam model. Është hera e fundit që flas për Gjikën. Sa herë Shpëtimi hedh ndonjë gur në lumë, nuk ia vlen të merrem me atë. Mirënjohja është virtyt, është karakter.
idrizi-470x303

Shpëtimi që kam njohur unë përpara 2014- ës, me mesazhet që më çonte dhe me ndihmën që më kërkonte, është një histori tjetër. Kur nuk e ke as mirënjohjen e as karakterin, është vërtet problem i madh ky. Unë sado dështak të jem në të gjitha drejtimet, di të them me zë të lartë që nuk i kam vjedhur një dollar qytetit. Jam i sigurt që edhe Shpëtimi nuk ka vjedhur asnjë dollar”, është shprehur fillimisht kreu i klubit.

ISH-TRAJNERI – Në fund Idrizi sqaron edhe çështjen e ish-trajnerit Ernest Gjoka. “Gjika thotë që e ka paguar Gjokën në vitin 2014. OK, ai është me të drejtën. Tani, gënjej ose unë, ose federata. Këtu ka një problem tani. Njëri nga ne të dy mashtron. Shpëtimi nuk ka shanse, e përjashtoj nga kjo histori, nuk gënjen. Atëherë pyesni Gjokën mos ka gënjyer ai. Nuk kemi çfarë të merremi më me këtë punë.Idrizi-750x430

Me njerëzit që nuk kanë mirënjohjen si virtyt, nuk ia vlen të merresh më me asgjë. Për të tjerat pastaj do të shikojmë. Kemi një listë, unë kam çuar një listë, i kam paguar unë, nuk i kam paguar unë, kam gënjyer unë, nuk kam gënjyer unë, e të tjerat me radhë. Ju kujtohet rasti i Gjokës që u bë i madh? Kur e paska paguar ky para vitit 2014? Atëherë na paska mashtruar Gjoka me FSHF-në dhe na paskan marrë lekët…!”

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"