EKSKLUZIVE/ “Nuk dua t’ia përmend as mbiemrin”, Idrizi replikon me Fakajn: Flet ti, kur para 10 vitesh zgjodhe Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 9:16

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua t’ia përmend as mbiemrin”, Idrizi replikon me Fakajn: Flet ti, kur para 10 vitesh zgjodhe Tiranën

Sinan Idrizi reagon ashpër ndaj Ervin Fakajt, i cili e cilësoi të turpshme dhe të mjerueshme gjendjen në të cilën ndodhet sot Flamurtari. Administratori i është kthyer ish-mbrojtësit, duke i kujtuar kohën që zgjodhi Tiranën, atëherë kur vlonjatët po kalonin vështirësi.

Fakaj Idrizi

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori shprehet: “Fakaj për këtë statusin e turpit? Më kujtohet kur Flamurtari binte nga kategoria 10 vite më parë a diçka më shumë. Ai erdhi luajti me dy ekipet e Tiranës në atë kohë dhe nuk erdhi të ndihmonte Flamurtarin. Të tregosh turpin me gojë është gjë tjetër dhe me vepra gjë tjetër.

Kishe mundësi ta tregonte, por nuk e bëri. Asnjë fanellë nuk i ka dërguar Flamurtarit. Ai e lidh kujtimin me Vlorën dhe komentet në ‘Facebook’. Në vend që të inkurajojë djemtë e rinj dhe investimet që ne do të bëjmë në infrastrukturë, në vend të thotë që bravo Flamurtari që nuk u vjedh asnjë qindarkë taksave të qytetarëve, merret me këto, kur ai vetë nuk erdhi që ta ngjiste Flamurtarin në Superiore në atë kohë që ra.

Më kujton një shprehje shumë të bukur kjo e Fakajt: ‘Ata që flasin për turpin nuk e dinë çfarë është turpi”. Se nuk dua që t’ia them mbiemrin se kam frikë mos ngatërrohem se nuk di as gjuhë të huaja unë”, tha fillimisht Idrizi.

MERKATO – Administratori Sinan Idrizi deklaroi se merkatoja e Flamurtarit do të zhbllokohet në janar. Por, pavarësisht afrimeve, administratori tha se baza do të përbëhet nga të rinj të akademisë.

“Në janar do të zhbllokohet merkatoja. Ne kemi hyrë në treg. Do të federohen lojtarët që janë në pritje, do të kemi edhe të tjerë që do të vijnë, por nuk do të thotë që këta që do të vijnë do t’u zënë vendin lojtarëve që ne kemi. Këta të rinj të akademisë vlonjate na dhanë shtatë pikë të çmuara.

Nuk do të hyjmë në një treg çudibërës pasi bazën e lojtarëve e kemi. Këta lojtarë çfarë kanë humbur në këto ndeshje, e kanë humbur nga besimi dëshirës rinore apo nga mungesa e përvojës. Por do t’i shikoni. Do të ketë surpriza të këndshme”, përfundoi Idrizi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

FOTOLAJM/ Fakaj shpërthen për situatën te Flamurtari: Dikur liderë, turp për ata që…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"