EKSKLUZIVE/ Nuk drejtoi Lushnjen me Tomorin, trajneri Gjyla: U infektova me ‘COVID-19’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 9:17

EKSKLUZIVE/ Nuk drejtoi Lushnjen me Tomorin, trajneri Gjyla: U infektova me ‘COVID-19’

Ilir Gjyla e humbi derbin. Ai e drejtoi ekipin në distancë, duke koordinuar veprimet me trajnerin e të rinjve, Jurgen Gaxheli, i cili qëndronte në stol. Prej ditësh ai qëndron i mbyllur në shtëpi dhe arsyen e ka zbuluar vetë për “Panorama Sport”: “Kam qenë i infektuar me këtë virus. Kam qëndruar në shtëpi. Çdo gjë po shkon drejt fundit dhe këtë javë do të rikthehem. U uroj shërim të shpejtë lojtarëve që janë me ‘COVID’ dhe të dëmtuar. E ndoqa derbin dhe më vjen keq që nuk fituam.
gjyla
Falënderoj Gaxhelin e Spahon që punuan me ekipin. Një skuadër me kaq mungesa bëri një lojë shumë të mirë. Po bëhej stërvitje me 17 vetë dhe nuk po gjeja mungesën e shtatë. Flitej se do të humbnim 0-5 apo 0-12, por bëmë një lojë shumë të mirë dhe mund të kishim fituar. Kemi futur frymën lushnjare dhe po fitojmë disa djem të rinj si Dedej, Bani e Zdrava”.

Sakaq, Judmir Gaxheli që e drejtoi ekipin nga pankina këtë të shtunë u shpreh i kënaqur.

“Tomori është një skuadër pretendente dhe kjo dihet. Na vuri pak në vështirësi goli që pësuam në fillimet e lojës. Ishte një gabim nga ana jonë, që kundërshtari e shfrytëzoi, por rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv”, deklaroi në konferencën për shtyp trajneri i U-17.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"