EKSKLUZIVE/ “Nuk doja të ofendoja Troisin”, Iakoveli bën “pas”. Gazeta nxjerr “zbuluar” pretendimet e reja të sulmuesit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 15:59

EKSKLUZIVE/ “Nuk doja të ofendoja Troisin”, Iakoveli bën “pas”. Gazeta nxjerr “zbuluar” pretendimet e reja të sulmuesit (FOTO)

Dihej që deklarata e ish-sulmuesit të Flamurtarit nuk do të kalonte pa zhurmë dhe efekte… Nuk ishte një deklaratë e zakonshme ajo që dha. Akuzat që Mateus Iakoveli hodhi ishin vërtet të forta dhe i pari që prekej në këtë mes ishte ish-trajneri.

Iakoveli

Për këtë motiv gazeta “Panorama Sport” i kërkoi që të jepte versionin e tij, por Marcelo Troisi nuk donte. Dukshëm ishte revoltuar nga gjithçka ishte thënë prej ishlojtarit të tij dhe teksa pretendonte se po i prishej imazhi, ngriti dyshime për vërtetësinë e fjalëve të Iakovelit. Tentuam në të gjitha format që ta bindim ish-teknikun që të fliste dhe jepte reagimin e tij, por refuzoi.

REAGIMI I IAKOVELIT – Nëse diskutimi me Marcelo Troisin ndodhi në orët e para të mëngjesit, pasdite erdhi një deklaratë sqaruese e përfaqësuesve ligjorë të Mateus Iakovelit. Krejt papritur, lojtari bënte pas. Në faqen zyrtare të futbollistit dhe në “Instagram”, hidhet ky postim:

“Deklaratë sqaruese. Sqarojmë se fjalët e atletit Mateus Iacovelli janë shtrembëruar në një intervistë të fundit që ai ka dhënë për gazetën “Panorama Sport” në Shqipëri, publikuar më 28 prill 2023. Në asnjë moment lojtari nuk ka dashur të ofendojnë ose tregojë mosrespekt për trajnerin Marcelo Troisi dhe aq më pak të shkaktojë ndonjë polemikë. Nëse trajneri ndihet i dëmtuar ose i ofenduar nga deklaratat e lojtarit, ne ofrojmë faljen tonë të sinqertë. Sinqerisht. Ekipi ligjor”. E thënë troç, 25- vjeçari pretendon se i janë shtrembëruar fjalët dhe i kërkonte falje trajnerit që e solli në Vlorë në nisje të sezonit 2022-2023.

iakoveli (1)

BISEDA ME GAZETËN – I vënë ndoshta në siklet prej pasojave që lanë akuzat e tij shumë të ashpra, e ka parë të udhës që ta kalojë situatën me një sqarim të tillë. Duke tentuar që ta të heqë peshën nga vetja, ka menduar që ta kalojë “dopio-gjashtën” te gazeta. Të vendosur para kësaj situate, ndihemi të detyruar që të publikojmë këto “screenshot”-e nga një pjesë e bisedës së zhvilluar me Mateus Iakovelin.

Biseda ka qenë vërtet e gjatë, por po mjaftohemi vetëm te momenti ku lojtari pretendon se ish-trajneri fliste keq për gruan e tij dhe gratë e sportivëve të tjerë, si edhe ka kërkuar që të ndajnë paratë…

ffdsfsdfsdfsdfsdf (1) asdasdasdsadsadasdasdasd (1)

Me gjithë këtë donim thjesht që të qartësonim se “Panorama Sport” është gazeta më e madhe në vend dhe nuk transformojmë apo shtrembërojmë asnjë deklaratë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"