EKSKLUZIVE/ “Nuabuezen e provokuan, e tepruan”, drejtori i Laçit: Në Ballsh ka gjithnjë tension

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:06

EKSKLUZIVE/ “Nuabuezen e provokuan, e tepruan”, drejtori i Laçit: Në Ballsh ka gjithnjë tension

Naim Halili e ka cilësuar si të papranueshëm incidentin e ndodhur në Ballsh. Drejtori sportiv i klubit të Laçit pretendon se lojtarët kurbinas, dhe në veçanti Kirian Nuabueze, janë provokuar gjatë gjithë ndeshjes, por gjithsesi veprimet e sulmuesit, sipas tij, janë të dënueshme.

pjimage (1)

“Keqardhje për situatën që u krijua në Ballsh”, thotë Halili për “Panorama Sport”. “Ne shkuam atje për të luajtur futboll, por me thënë të drejtën u krijua një tension i panevojshëm. Loja ishte shumë e ashpër dhe pati provokime nga futbollistët vendës që nga minuta e parë deri tek e fundit. Mendoj se arbitri duhet të kishte treguar më shumë autoritet dhe të kishte vendosur rregull në fushë. Jemi absolutisht kundër çdo akti dhune dhe situata e ndodhur në Ballsh ishte vërtet e papranueshme”, deklaroi fillimisht zyrtari i Laçit.

Më pas Halili ka shpjeguar se Nuabuezen e kanë ofenduar dhe e kanë provokuar sistematikisht gjatë ndeshjes. “Nuabueze nuk është lojtar agresiv, por e provokuan pa fund në Ballsh. Lojtarët vendës u sollën keq me të dhe me ekipin tonë që nga minuta e parë dhe deri te momenti i incidentit. Natyrisht, nuk pajtohem as me sjelljen e lojtarit tonë, madje klubi do të marrë masa. Është e patolerueshme të sillesh ashtu, sepse po flasim për futboll profesionit. Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë faktin që lojtari është provokuar gjatë gjithë kohës në mënyrat më të shëmtuara… Na vjen keq që sa herë shkojmë në Ballsh, krijohen situata të tilla. Ne në Laç jemi korrektë. Të gjithë vijnë, luajnë futboll dhe ikin. Në Ballsh nuk ndodh kështu, për fat të keq. Ka gjithnjë tension”, u shpreh dje drejtori Halili.

KLUBI – Ndërkohë, klubi i Laçit reagoi dje në rrjetet sociale duke theksuar se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të sulmuesit nigerian, duke u distancuar nga veprimi i Nuabuezes.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Kodi i Disiplinës Sportive/ Grushtet në Ballsh, ja sa mund të dënohet sulmuesi Nuabueze

Mbledhje urgjente pas sherrit në Ballsh/ Laçi del me qëndrim zyrtar: Pezullim i përkohshëm për Nuabuezen

VIDEO/ Sherri masiv në sfidën Bylis-Laçi, shikoni momentin kur gjakoset Bekim Kuli

VIDEO/ Degjeneron Bylisi-Laçi, grushte në fushë. Nuabueze bën boksierin, gjakoset edhe Kuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"