EKSKLUZIVE/ Noka shfryn ndaj Skënderbeut: Sidibe është i Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 10:28

EKSKLUZIVE/ Noka shfryn ndaj Skënderbeut: Sidibe është i Besëlidhjes

Gjok Noka “shfryn” kundër Skënderbeut. Lajmi që Lancinet Sidibe ka dalë në stërvitje me korçarët, ka tronditur presidentin e Besëlidhjes. Numri një i klubit, në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, qartëson se mesfushori në fjalë është ende nën kontratë me lezhjanët, ndaj nuk mund të luajë e aq më pak të federohet prej skuadrës së Ilir Dajës. Më shumë se veprimi i guineasit, Nokën e ka habitur fakti që një klub i madh si bardhekuqtë pranon në stërvitje një lojtar që zyrtarisht pjesë e një klubi tjetër. Ai priste minimalsiht që ta kishin njoftuar, gjë që nuk ka ndodhur. 

gjok noka

“U habita sot (dje) kur nëpërmjet gazetës suaj, u informova se mesfushori i Besëlidhjes, guineasi Lancinet Sidibe, i është bashkuar Skënderbeut në stërvitje dhe se është blerja e radhës e korçarëve. Më shumë se veprimi i lojtarit, mua më habiti Skënderbeu. Si ka mundësi që një klub i madh pranon një element që zyrtarisht është i Besëlidhjes pa kontaktuar më parë me mua?

sidibe teuta

“Ndonëse mesfushori guineas ka luajtur në Vlorë me Flamurtarin dhe në Durrës me Teutën, ai zyrtarisht është pjesë e Besëlidhjes. Në të dyja rastet e kemi huazuar. Kur u mbyll sezoni i shkuar, mesfushori në fjalë nuk i interesoi më Teutës dhe normalisht që do të kthehej këtu në Lezhë, pasi ishte dhe është pjesë e saja. Në kulmin e merkatos verore, ai u paraqit vetëm një ditë dhe më pas nuk u pa më. Njoftova edhe federatën, pasi largimi i tij ishte pa leje. U konstatua nëpërmjet sistemit TIMS se Sidibe ishte larguar nga Shqipëria drejt vendlindjes së tij, pra në Guinea. Me anë të kësaj deklarate, dua të sqaroj klubin e Skënderbeut, organet kompetente të futbollit dhe opinionin futbollistik se Lancinet Sidibe është pjesë e Besëlidhjes”, shprehet Noka

faks (1)

“Ai është i përfshirë në listën e futbollistëve të federuar për sezonin në vijim, për këtë po ju vë në dispozicion një kopje të listës së futbollistëve që janë të federuar. Mesfushori në fjalë do të largohet nga Besëlidhja vetëm me lejen time, pasi është pjesë zyrtare e Besëlidhjes. Lojtari është i lirë që të lëvizë ku të dojë nëpër Shqipëri, por, siç e theksova më lart, ai si futbollist i Besëlidhjes që është nuk mund të federohet në asnjë skuadër. Kësisoj, ka gjasa që edhe për gjysmën e dytë të sezonit të mbetet pa u aktivizuar, gjë që është në dëm të tij. Edhe pse pres të më vijnë edhe dy futbollistë serbë dhe ndoshta edhe një shqiptar, vendi i Lancinet Sidibes është i rezervuar në 25 futbollistët që do të federohen në kuadër të merkatos së janarit”, kështu e mbylli deklaratën e tij presidenti i Besëlidhjes.

 Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"