EKSKLUZIVE/ “Njerëz të ftohtë”, ish-tekniku i Dinamos flet për Ukrainën: Popull punëtor dhe secili në punën e vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 11:22

EKSKLUZIVE/ “Njerëz të ftohtë”, ish-tekniku i Dinamos flet për Ukrainën: Popull punëtor dhe secili në punën e vetë

Bledi Shkëmbi ka jetuar për afro dy vite e gjysmë në Ukrainë dhe ruan kujtime të mira nga ky vend.

Bledi Shkembi Dinamo

“Ishin njerëz të ftohtë, por shumë pozitivë. Ne ballkanasve na dukej sikur na shpërfillnin në fillim, sepse kemi natyrë tjetër, por ishin vërtetë shumë pozitiv. Më vjen keq që situata është përshkallëzuar dhe shpresoj që lufta të ndalet sa më parë”, thotë Shkëmbi për “Panorama Sport”.

Bledi, çfarë kujtimesh keni nga Ukraina? Kam kujtime të mira. Në fillim m’u dukën shumë të ftohtë. Ata realisht janë të tillë, por ne ballkanasve na bënte përshtypje. Jemi pak më të zhurmshëm dhe më të afruar… (qesh).

Ç’përshtypje ju bën kjo situatë tani? Më duket absurde. Lufta nuk sjell asgjë të mirë për popujt. Shpresoj të ndalet sa më parë. Kam ende miq të mirë atje të cilët punojnë si drejtorë në klube të ndryshme ose si trajnerë, me të cilët së fundmi nuk kam mundur të flas, por e marr me mend se çfarë sikleti mund të jenë duke kaluar.

Për çfarë i vlerësoni më shumë ukrainasit? Popull punëtor dhe secili në punë të vet. Kurrë nuk përziheshin me punët e tjetrit dhe kurrë nuk na kanë parë si të huaj, apo të shfaqnin ndonjë shenjë racizmi. I vlerësoja shumë për faktin që asnjëherë nuk na kanë vënë në pozita të sikletshme. Shpresoj shumë që të mos ketë luftë, sepse më trishton që një vend aq i paqtë dhe aq i urtë të përballet me pasoja shkatërrimtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"