EKSKLUZIVE/ Një tjetër titullar lë “thatë” Kukësin, gjen akordin me letonezët e Rigës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:51

EKSKLUZIVE/ Një tjetër titullar lë “thatë” Kukësin, gjen akordin me letonezët e Rigës

Kukësit i hapet “bela” për qendrën e mbrojtjes. Erhun Obanor është gjithnjë e më larg verilindorëve. Edhe pse klubi po tenton që ta bindë për rinovimin, nigeriani mund të largohet fare nga Shqipëria.

Obanor Gega

Gjatë gjithë sezonit 25-vjecari është ndjekur nga shumë agjentë e menaxherë në Ballkan dhe më gjerë. Fill pas ndeshjes kundër Slavias së Sofies ishin mediat turke që pohuan se klubi i Ligës së Parë turke, Altai i Izmirit interesohej për mbrojtësin e Kukësit. Edhe pse kjo pistë u sfumua rrugës, një tjetër ekip ka dalë në skenë për afrikanin.

Gazeta mëson ekskluzivisht se përfaqësues të shtatlartit janë në negociata me klubin elitar letonez Riga FC, në të cilin aktivizohet dhe futbollisti i njohur shqiptar Heidi Prenga. Palët kanë arritur akordin në parim dhe shumë shpejt ai mund t’i bashkohet ekipit të ri.

Është thuajse i sigurt largimi i tij nga Kukësi, pasi lojtari ka tërhequr edhe lejen e kalimit. Drejtuesit i ofruan kontratë të re me një rritje të lehtë page, por ajo nuk është pranuar prej mbrojtësit dhe përfaqësueseve të tij. Ata do të ishin të hapur për bisedime vetëm nëse do të bëhej fjalë për dyfishim rroge.

obanor

Deri në momentin që Erhun Obonor u dëmtua, ka qenë jo vetëm një garanci për prapavijën, por edhe lojtari me më shumë minuta në fushë. 25-vjeçari mori 2340 minuta në kampionatin e fundit, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Shtatlarti u bind që të vinte vjet në verë te Kukësi, pasi ekipi luftonte për çdo titull dhe merrte pjesë rregullisht në Kupat e Europës, gjë që nuk u realizua pjesërisht.

Ekipi nuk doli dot kampion dhe suksesi i vetëm ishte kalimi i një turi në Ligën e Europës. Nëse nigeriani u jep “lamtumirën” kuksianëve, atëherë do të krijohet hendek i madh i prapavijë.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"