EKSKLUZIVE/ Një sezon si bomber, Rroca: Nuk di ç’duhet më për Kombëtaren! Abazaj paguan më shumë, sepse është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 21:50

EKSKLUZIVE/ Një sezon si bomber, Rroca: Nuk di ç’duhet më për Kombëtaren! Abazaj paguan më shumë, sepse është…

Eduard Rroca po kalon sezonin e tij më të mirë në Ligën e Parë turke. Me 12 asiste të dhuruar dhe nëntë gola të shënuar, mesfushori është futur në listën e top 10 golashënuesve në Ligën e Parë Turke. Në një intervistë për “Panorama Sport” Rroca tregon sezonin që po kalon, pritshmëritë dhe objektivat personalë, statistikat e parametrave fizik në çdo ndeshje.

Rroca

Ai ka një përgjigje për mungesën e ftesës nga Kombëtarja, apo edhe për batutat e Abazajt që u fut me fanellën e tij si edhe për dy ish-lojtarët e Luftëtarit, Aleksi dhe Ramadani. “Nuk e di çfarë duhet të bëj më tepër për të marrë një ftesë nga Kombëtarja”, shprehet ndër të tjera Rroca.

Një tjetër gol këtë mesjavë, i dyti radhazi në dy ndeshjet e fundit duke kontribuuar për 6 pikë të skuadrës suaj…

Po është e vërtetë që shënova dy ndeshje radhazi, në të cilat kemi marrë 6 pikë. Për mua dhe ekipin ishte një paraqitje e mirë. Pati rëndësi për ne që ta fitonim këtë takim dhe ia dolëm edhe pse me pak vështirësi apo fat në fund. Jam i gëzuar për faktin që ndihmova ekipin të marrë 3 pikët për t’iu afruar sa më shumë zonës që na siguron elitën e futbollit turk, edhe për faktin që shënova një tjetër gol.

Nëntë gola dhe 12 asiste, a është ky sezoni juaj më i mirë?

Pa dyshim që ky është sezoni im më i mirë. Si për golat dhe asistet që kam regjistruar deri më tani, por edhe me ndeshjet sepse fatmirësisht nuk kam patur dëmtime. Shpresoj që të vazhdoj kështu.

Keni statistika prej bomberi, çfarë ka ndryshuar në lojën tuaj në Turqi që jeni kaq prezent në zonën kundërshtare dhe me kaq shënime?

Në fakt, nuk mund të them se kam ndryshuar ndonjë gjë kushedi se çfarë. Istanbulspori është një ekip që luan futboll shumë ofensiv dhe skema më ka ndihmuar. Mesfushorët ofensiv, me mënyrën e lojës sonë, vijnë nga linja e dytë dhe gjenden shumë herë përpara portës.

Për këtë duhet të falënderoj edhe shokët e ekipit të cilët më kanë dhënë pasime shumë të mira, të cilat unë më pas i kam kthyer në gola. Nga ana tjetër edhe unë kam dhënë asiste dhe pasime shumë të mira për shokët e ekipit. Për këtë më është shndërruar në një ndihmë kryesore skema që ne përdorim në lojë.

Abazaj, me batutë, tha se ju dha famë me veshjen e fanellës suaj në fundjavë…

(Qesh…). Ishte një situatë komike që në momentin kur ndodhi, por asnjë nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë Kristali. Vetëm pasi dolëm në fushë e dalluam. Megjithatë, duke e parë më mbrapa, kur ne edhe e fituam ndeshjen me përmbysje, u kthe në një skenë shumë të bukur dhe komike për ne.

Shumë media dhe portale më pas e morën episodin dhe shpërndanë duke e shtuar vëmendjen për çfarë kishte ndodhur. Ishte diçka që do të mbetet kujtim. Çfarë mund t’i them Kristalit? (Qesh…) Ai e di që është fansi im. Ka qenë që i vogël. Kështu që nuk ka problem, ia bëj hallall atë pjesë (qesh…).

Rroca, cili prej ju të dyve është më dorëlëshuar në pagesat e faturave kur dilni bashkë?

Ne jemi shumë shokë të mirë dhe dalim shpesh herë bashkë edhe pse unë jam me familjen në Turqi. Ne dalim çdo ditë dhe shoqërohemi gjithmonë bashkë. Sa i përket pjesës së pagesave, nuk është aspak problem dhe paguajmë me radhë, herë njëri e herë tjetri. Megjithatë, mund të them që më shpesh paguan Kristali sepse ai është edhe beqar dhe nuk ka detyrime të tjera, ndërsa unë jam familjar (qesh…).

Cili është objektivi juaj personal, sa gola synoni deri në fund?

Që kur ka nisur sezoni, kisha disa pritshmëri nga vetja dhe mund të them se deri më tani jam në rrugën e duhur. Si objektiv personal që mund t’i vë vetes është shifra e 12 golave dhe 12 asisteve në këto ndeshje të mbetura, do të ishte diçka e bukur për mua.

I keni parë ndonjëherë statistikat që tregojnë GPS në jelekët tuaj gjatë stërvitjeve apo ndeshjeve për performancën fizike në fushë?

Na vijnë pas çdo ndeshjeje statistikat nga “InstaScaut”, si për ekipin ashtu edhe personalisht për lojtarët. Statistikat e mija për këtë vit kanë qenë nga 11.6 kilometra për ndeshje deri në 12. Maksimumin këtë vit e kam pasur 12.4 në një ndeshje, ndërsa të tjerat variojnë mes këtyre shifrave që ju thashë.

Çfarë mendoni se duhet të bënit më tepër për të marrë një ftesë nga Kombëtarja?

Të them të drejtën, nuk e di se çfarë duhet të bëj akoma më tepër dhe çfarë duhet të tregoj akoma më shumë. Besoj se kam bërë maksimumin tim gjatë gjithë këtij viti dhe kam pasur një performancë në rritje gjatë gjithë kohës. Shpresoj që të vijë edhe një ftesë në vazhdim…

Ramadani dhe Aleksi, në një postim tuajin në “Instagram” ju kanë ngacmuar duke thënë se “nëse do kishit shënuar kështu te Luftëtari, do ta fitonit 3 herë Superioren”…

Të dy janë shokë shumë të mirë për mua. Kemi mbetur shokë që në kohën kur luanim te Luftëtari bashkë dhe të them të drejtën kemi qenë një treshe në mesfushë që kemi bërë gjëra të mira, gjëra të bukura në Superiore. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira bashkë. Ndoshta kampionë jo (qesh…), por me siguri do të kishim shkuar akoma më lart me Luftëtarin.

Çfarë ju mungon nga kampionati Shqiptar?

Të them të drejtën nuk më mungon asgjë nga kampi.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"