EKSKLUZIVE/ Një ish-bomber i Superiores dhe një talent në mesfushë, Partizani bën goditjen e dyfishtë në merkato (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 15:26

EKSKLUZIVE/ Një ish-bomber i Superiores dhe një talent në mesfushë, Partizani bën goditjen e dyfishtë në merkato (E PLOTË)

Arturo Rexhinaldo pritet të jetë shpre sa e Partizanit për të gjetur golin në pjesën e dytë të sezonit. Emri i sulmuesit mozambikas është përfolur prej ditësh si një përforcim i mundshëm për kampionët në fuqi dhe kjo lëvizje është thuajse e mbyllur. Thuhet kështu, pasi 29- vjeçari ka mbërritur mbrëmë në Tiranë së bashku me të kuqtë, pasi kanë udhëtuar me të njëjtin avion nga Turqia.rexhinaldo

Klubi ka qenë hermetik gjatë kësaj periudhe stërvitore në Antalia, sa u përket testimeve të kryera, dhe është bërë e pamundura që të shmanget shpërndarja e fotove apo imazheve të lojtarëve që janë përgatitur në këtë periudhë me “demat”. Rexhinaldo ka qenë një okazion për Partizanin në këtë periudhë, pasi sulmuesi mozambikas ka qenë lojtar i lirë, pas largimit nga Shakhter Karagandi në Kazakistan. Udhëtimi në të njëjtin avion me Partizanin heq çdo lloj dyshimi që Rexhinaldo do të jetë përforcimi i radhës i kampionëve në repartin sulmues dhe duke ditur aftësitë dhe cilësitë e afrikanit, shpresohet që të jetë zgjidhur edhe çështja e golit.

Janari afron pak mundësi për të gjetur lojtarë me vlera dhe pa angazhime. Ndaj, Rexhinaldo doli në skenë si me porosi për të kuqtë, pasi kërkonin një element që ta njihte futbollin shqiptar e të mos e kishte të vështirë ambientimin. 29-vjeçari e ka treguar veten në Shqipëri me Luftëtarin, Laçin dhe në sezonin shkuar me Kukësin. Pas “divorcit” me verilindorët Rexhinaldo u transferua në Kazakistan te Shakhter Karagandi, por aventura e tij u mbyllur para kohe.
Rexhinaldo

Për të bindur sulmuesin e kombëtares së Mozambikut të kuqtë kanë përdorur të gjitha mundësitë, ku mendohet se një rol pozitiv ka luajtur edhe miqësia që ai ka me brazilianin Uilliam Melo. Që në verë emri i Rexhinaldos u përfol se së bashku me brazilianin do të kalonin nga Kukësi te Partizani. Bashkim i cili pritet të ndodhë tani.

skeda

SKARCIME NË SULM

Me afrimin e Arturo Rexhinaldos merkatoja quhet e mbyllur në sulm sa i përket hyrjes, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për daljen. Me Rexhinaldon i bie që të shtohet numri i sulmuesve, njëkohësisht edhe i të huajve. Kështu që, spastrimet në sulm janë të domosdoshme dhe për të krijuar vend për Rexhinaldon, duhet që klubi të sakrifikojë një mes 3 sulmuesve të huaj, të cilët erdhën në verë, Solomon, Braun dhe Ekuban. Duke qenë të gjithë nën kontratë, alternativa më e mundshme është huazimi i ndonjërit prej tyre, ku zgjidhje pritet të ndodhë mes Braunit dhe Ekubanit.

Sormani do Hetemin nga Vejle

Partizani edhe nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani do të jetë i fokusuar kryesisht tek elementi me moshë të re, me shpresën për t’i promovuar dhe për t’i bërë gati për treg, nga ku mund të mbushin arkën e klubit.

Në kuadër të kësaj politike, pjesë e Partizanit pritet të jetë edhe një mesfushor 19-vjeçar, një njohje e vjetër e trajnerit italian, me të cilin ka bashkëpunuar te Vejle në Danimarkë. Pikërisht bëhet fjalë për Lundrim Hetemin, i datëlindjes 18 shkurt 2000, i cili është produkt i akademisë së klubit danez, Vejle Boldklub. 19-vjeçari ka pasaportë daneze dhe shqiptare, madje është edhe kontigjent i kombëtareve të moshave, pasi është grumbulluar më herët nga Shqipëria U-20, ku ka luajtur edhe tri ndeshje.
hetemi

Hetemi luan si mesfushor shkatërrues dhe kontrata me danezët i përfundon në verën e vitit 2021. Ai luan në të njëjtin rol me Ylber Ramadanin, me të cilin është shok skuadre te Vejle. Në radhët e skuadrës daneze, që deri para pak kohësh është drejtuar nga Sormani, përveç Ramadanit dhe Hetemit, luan edhe Arbnor Muçolli, i cili gjithashtu është pjesë e Shqipërisë U-21.

hetemi

Mediat daneze bëjnë me dije se Partizani ka shfaqur interes për Lundrim Hetemin, sipas rekomandimit të trajnerit Sormani, i cili e njeh mirë, pasi e ka stërvitur për dy sezone te Vejle.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"