EKSKLUZIVE/ Një gjigant malazez për sulmin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 1:41

EKSKLUZIVE/ Një gjigant malazez për sulmin e Laçit

Laçi kërkon të bëjë goditjen e madhe në sulm dhe po negocion me një 30-vjeçar që luajtur edhe me Osasunën në Spanjë. Bëhet fjalë për malazezin Bogdan Miliç, i cili po shqyrton ofertën e kurbinasve dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë në ditët në vijim. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë lojtarit se ai është kontaktuar nga Laçi prej disa ditësh, por ka mbajtur pezull gjithçka. Në sezonin e fundit ka luajtur për klubin malazez, Iskra, në Superligën vendëse. Karriera e Miliç është e pasur, teksa nisi në vitin 2006 te Buduçnosti, për të kaluar më pas në Holandë me Ado Den Hag. Sulmuesi ka luajtur në Çeki dhe Rusi me klube si Viktoria Plzen dhe Spartak Nalçik. Në vitet 2012-2013 luajti në Korenë e Jugut me Guangju dhe Suon.

bogdan milic

Më pas u rikthye në Mal të Zi te Rudar dhe OFK, për të bërë transferimin e madh në sezonin 2015-2016 tek Osasuna, që militonte në Segunda Division. Vetëm 5 ndeshje me spanjollët, e më pas prishje kontrate dhe eksperiencë të re në Malajzi dhe Iran. Sulmuesi nuk e gjeti veten në këto vende dhe u detyrua të rikthehet në Mal të Zi. Tashmë mund të provojë një tjetër aventurë, por këtë herë në kampionatin shqiptar te Laçi. Me siguri ka pyetur një “ish” të kurbinasve si Marko Cetkoviç përpara se t’i thotë “po” Laçit.

Skeda

Bogdan Miliç

Datëlindja: 24.11.1987

Vendlindja: Podgoricë (Mal i Zi)

Pozicioni: Qendërsulmues

Gjatësia: 2 metra

Karriera: Buduçnost (2006-2008), Ado Den Hag (2008-2010), Viktoria Plzen (2010-2011), Spartak Nalçik (2011-2012), Guangju (2012), Suon (2013), Rudar (2013-2014), OFK Titograd (2014-2015), Osasuna (2015-2016), Terenganu (2016), Saipa (2017), Iskra (2017-2018);

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"