EKSKLUZIVE/ Një fantazist për Shqipërinë, ja cili është lojtari që do Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 10:27

EKSKLUZIVE/ Një fantazist për Shqipërinë, ja cili është lojtari që do Reja

Një fantazist me origjinë nga Tetova bëhet gati për të veshur për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në FSHF, se lojtari që trajneri Edi Reja kërkon me ngulm të luajë me kuqezinjtë është 21-vjeçari, Nedim Bajrami.A6B54F75-B84E-4A28-88E3-C42B0F2B3A5A

Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht luan sezonin e tij të dytë me Empolin në Serinë B dhe prej kohësh është ndjekur nga trajneri i Kombëtares. Vetëm një muaj më parë ai shënoi dy gola ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Gazeta mëson se italiani ka hedhur një hap konkret, duke e takuar lojtarin për ta bindur të vishet kuqezi. Duke parë karakteristikat e Bajramit, Reja i ka bërë të ditur futbollistit se e ka në qendër të projektit për eliminatoret e Botërorit, që nisin duke filluar nga 25 marsi i këtij viti.76D5AB73-5341-459B-B3E1-4DB29B019045

Mirëpo, momentalisht përtej vullnetit të Bajramit për të përfaqësuar Shqipërinë, ka disa çështje të rëndësishme që duhen zgjidhur.

skeda (1)

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"