EKSKLUZIVE/ Një bomber për Egnatian, klubi rrogozhinas pranë firmës me ish-sulmuesin e Marsejës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 14:37

EKSKLUZIVE/ Një bomber për Egnatian, klubi rrogozhinas pranë firmës me ish-sulmuesin e Marsejës (VIDEO)

Egnatia është shumë pranë firmës me ish-sulmuesin e Marsejës, Kris Gadi.

KRIS GADI

Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta në klubin rrogozhinas.

29-vjeçari është produkt i akademisë së klubit të madh francez dhe ka luajtur për shumë ekipe gjatë karrierës së tij, ndërsa aktualisht, ndodhet pa ekip dhe është lojtar i lirë.

Egnatia pret që bomberi të zbarkojë në Rrogozhinë shumë shpejt dhe t’i bashkohet skuadrës.

Përveç Marsejës, Gadi ka luajtur edhe për ekipe si Atletiko në Portugali, Lokomotiv Plodil, Spartak Pleven dhe së fundmi ka qenë pjesë e Montanës në Bullgari.

Gjatë karrierës së tij, Gadi ka luajtur 174 ndeshje, ku ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.

I gjatë 1.77 m, 29-vjeçari nuk është thjesht një qendërsulmues tipik, por shumë i aftë edhe në driblime.

Një forcë e shtuar për ekipin e sapo ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

MIQËSORJA – Ditën e sotme, Egnatia do të luajë miqësoren e radhës kundër skuadrës së Apolonisë.

Sfida do të startojë në orën 17:00 dhe hyrja në stadium do të jetë falas për tifozët.

Pas miqësores kundër Partizanit që u luajt në mesjavë, Egnatia do të zbresë sërish në fushën e stadiumit të ri, “Arena Egnatia”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"