EKSKLUZIVE/ Nisin bisedimet, Kukësi synon ish-mbrojtësin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 14:46

EKSKLUZIVE/ Nisin bisedimet, Kukësi synon ish-mbrojtësin e Partizanit

Kukësi nuk ka bërë asnjë afrim në merkato deri më tani, ndonëse në klub kanë synime të firmosin me nga një futbollist për çdo rol.

bitri

Gjasat janë që të merren nga tregu i huaj, por kohët e fundit ka dalë në skenë edhe një lojtar shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Partizanit, Eneo Bitri, i cili pasi ka mbyllur karrierën e tij në Kazakistan me Astanën, tani është një lojtar i lirë.

Beratasi shihet si futbollisti ideal për qendrën e mbrojtjes së Kukësit së bashku me Lulajn, ndaj orët e fundit është shtruar në tryezë emri i tij.

Burime të besueshme për gazetën pohojnë se 25-vjeçari është një mundësi reale për t’iu bashkuar verilindorëve, por në të njëjtën kohë Bitri kërkohet edhe nga Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"