EKSKLUZIVE/ Nimaga drejt largimit, gati firma me moldavët e Sherifit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 12:35

EKSKLUZIVE/ Nimaga drejt largimit, gati firma me moldavët e Sherifit

Kualifikimi i Sherif Tiraspolit gëzon Skënderbeun. Fitorja e moldavëve mund të shoqërohet me shitjen e Bakari Nimagës. Gjithçka ishte mbyllur në parim, siç bëjnë me dije burime të sigurta pranë Ardjan Takajt.

Nimaga

Gjithçka ishte lënë pezull, pasi Sherif Tiraspoli priste që të konfirmonte kalimin në Champions. Marrëveshja fillestare ishte që transferimi të mbyllej vetëm nëse do të eliminonin Torpedos. Dhe meqenëse kjo ndodhi, pritet edhe firma. Sigurisht që gjithçka të quhet e kryer, pritet që të zhvillohet edhe biseda finale. Dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, arkës së Skënderbeut do i shtoheshin rreth 300 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"