EKSKLUZIVE/ Ngriti titullin me bardheblutë, Limaj: Nuk e kisha përjetuar, Tirana kampione nga harmonia!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 10:09

EKSKLUZIVE/ Ngriti titullin me bardheblutë, Limaj: Nuk e kisha përjetuar, Tirana kampione nga harmonia!

Tirana festoi dje titullin e 26-të kampion në historinë e klubit, në një sezon ku rivalët i la shumë poshtë saj. Një nga pikat më të forta të këtij ekipi, si dhe truri i saj është edhe Vesel Limaj. Ai mbërriti nga Kukësi në fillim të sezonit dhe tani feston titullin e parë kampion në karrierën e tij futbollistike. Në përfundim ai feston me tifozët të cilët nuk i ndahen për të shkrepur një fotografi si kujtim. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Vesel Limaj shpreh lumturinë e tij për këtë titull kampion dhe flet gjithashtu edhe për të ardhmen e tij.

VESEL LIMAJ 1

Ndjesia e medaljes si kampion-

Jam vërtet shumë i lumtur, është një ndjenjë e veçantë. E prisja që do të mbushej stadiumi. Është hera e parë për mua. Tifozët vazhdojnë të më kërkojnë, nuk e kisha përjetuar asnjëherë këtë gjë.

Dedikimi i titullit dhe sezoni tjetër- “Jam në kontratë me Tiranën dhe normale që e shikoj veten këtu. Së pari ia dedikoj familjes dhe të gjithë tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë. Ndërkohë, i pyetur se cila është pika më e fortë e Tiranës, Limaj thotë: “Harmonia, normalisht që edhe kualiteti, por besoj që më shumë ka të bëjë harmonia, sepse çdo gjë shkoi mirë këtë vit”, përfundon mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"