EKSKLUZIVE/ Nga paga te objektivat, rrëfehet portieri Tafas: Rinovova se ia kemi borxh suksesin Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 23:37

EKSKLUZIVE/ Nga paga te objektivat, rrëfehet portieri Tafas: Rinovova se ia kemi borxh suksesin Kukësit

Kukësi zgjidh përfun dimisht edhe çësh tjen e portës, jo vetëm për këtë sezon, por për tri vitet e ardhshme. Verilindorët kanë gjetur akordin me portierin e Shpresave, Angelo Tafas, për të vijuar bashkëpunimin me tri vite, ndërkohë që 21-vjeçari prej dy sezonesh ka qenë pjesë e Kukësit.

TAFAS

Me këtë “blindim” të kontratës, drejtuesit shpresojnë që nëse në të ardhmen vjen ndonjë ofertë për talentin e tyre, të arrijnë edhe të përfitojnë diçka në këmbim. Me kontratën portieri do të përfitojë rreth 3 mijë euro në muaj, ku përfshihet rroga dhe bonuset. Tafas për “Panorama Sport” pohoi se ndihet i lumtur që do të kontribuojë për ekipin më të mirë në Shqipëri, siç e quan ai. “Ndihem shumë mirë që do të vazhdoj bashkëpunim me ekipin më të mirë në Shqipëri.

Tafas Kukesi

Si fillim, takimi me presidentin ma bëri më të lehtë për të rinovuar, për vetë faktin se ia kemi një trofe borxh. Së dyti, egoja ime personale që kam, pasi dua të arrij suksese me klubin dhe më pas të mendoj për largimin”, u shpreh fillimisht rreth rinovimit për tri sezone portieri. Sa i përket dështimit të sezonit të shkuar, Tafas pohon shkurtimisht: “Ishin disa momente jo të mira për ne në ndeshjet kyçe, ku gabuam dhe që nuk duhet të ndodhte”.

SYNIMI – Sa i përket sezonit të ri, Tafas mendon se do të jetë ndryshe dhe të gjithë janë më të uritur për të arritur suksesin. “Jam i bindur se këtë herë do të jetë ndryshe për ne. Tani jemi të gjithë më të uritur për të arritur suksesin dhe kam besim që këtë herë nuk do bëjmë hapa falsë.

Sa u përket objektivave, si fillim duam që të kapim Europën dhe ta sigurojmë atë sa më parë. Më pas, gjatë kampionatit të marrim gjithnjë maksimumin në çdo ndeshje”, u shpreh portieri 21-vjeçar i Kukësit, i cili prej dy sezonesh është pjesë e kësaj skuadre, por pa pasur fatin që të luajë me verilindorët në Europë.

KOMBËTARJA – Si kontigjent i Shpresave, Tafas ëndërron që një ditë të arrijë Kombëtaren e madhe. Ai është i sinqertë kur pohon se të luash jashtë vendit e ke më të lehtë të arrish aty, por pohon se edhe nga Superiorja mund të shkosh.

“Normalisht, kur luan jashtë vendit në një kampionat më të fortë, ta bën më të lehtë të arrish Kombëtaren. Por, unë shkova deri te Shpresat duke qenë pjesë e kampionatit shqiptar. Për këtë arsye, po punove shumë dhe ke paraqitje të mirë, asgjë nuk është e pamundur, edhe sa i përket Kombëtares së madhe”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën numri një i portës kuksiane.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"