EKSKLUZIVE/ Nga aborti te kërcënimet me vdekje nëse nuk ndahej, rrëfimi befasues i Solomon: Prindërit e vajzës nuk donin një fëmijë me ngjyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Nga aborti te kërcënimet me vdekje nëse nuk ndahej, rrëfimi befasues i Solomon: Prindërit e vajzës nuk donin një fëmijë me ngjyrë

Theofilius Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit, ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të arrestimit të tij pas denoncimit nga një shtetase shqiptare nën akuzën “Dhunë në familje”. Solomon rrezikonte deri në 5 vite burg, por pas ankimimit të paraqitur në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit e dënoi ish-sulmuesin e “demave” me 300 mijë lekë (të rinj) gjobë. Pas lirimit, Solomon ka treguar versionin e tij të ngjarjes për “Panorama Sport” si dhe ka folur edhe për ecurinë e Partizanit në javët e fundit.

Solomon-Bardhi

MARRËDHËNIA – “Vajza në fjalë është dikush që më intereson shumë. Marrëdhënia jonë ka qenë një herë e mirë, një herë jo, si të gjitha marrëdhëniet e tjera. Por, gjërat që ajo i ka thënë policisë dhe gjithë të tjerëve, nuk janë të vërteta. Mami im na ka edukuar mua dhe vëllain tim të vogël që kurrë të mos godasim një femër.

Edhe vajza në fjalë e di shumë mirë që unë kurrë nuk e kam goditur. Ia them këtë gjë edhe në fytyrë dhe ajo e di që kjo është e vërteta, unë kurrë nuk e kam goditur. E vetmja gjë që kam bërë kur kam qenë i acaruar me të, ishte se merrja makinën dhe largohesha për të marrë ajër të pastër dhe rikthehesha sërish në shtëpi.

Kemi kaluar së bashku shumë momente të vështira, por që nga momenti kur mori vesh se do të largohesha nga Shqipëria, filluam të takoheshim sërish për të sqaruar disa gjëra të fundit. Ajo i ka thënë policisë se ishte shtatzënë me mua”.

Solomon

E VËRTETA – “Po, ka qenë shtatzënë, e pranoj. Por, çfarë ndodhi vërtet? Familja e saj i tha që të abortonte. Më kanë thënë se i kanë futur disa pilula në ushqim, që fëmija të vdiste në bark. Pse e bënë këtë gjë? Sepse nuk donin një fëmijë me ngjyrë. Kjo është e vërteta dhe betohem me jetën time, betohem në shpirtrat e prindërve të mi. Prindërit nuk donin që vajza e tyre të kishte një fëmijë me ngjyrë”.

KËRCËNIMET – “Ata edhe më kanë kërcënuar se do të më vrisnin, nëse doni prova kam mesazhe dhe telefonata të regjistruara. Kam gjithçka në telefonin tim. Nëse unë nuk ndahesha nga vajza e tyre, ata më kërcënuan se do të më vrisnin. Shumë persona më kanë dërguar mesazhe: “Ooo ti zez*k i dreqit”, “O ti je shkërdh*të, ke ardhur në Shqipëri të keqtrajtosh vajzat shqiptare”. Kur e gjitha kjo situatë ndodhi, frika ime e vetme ishte për vëllain tim të vogël.

Po nëse i ndodhte gjë vëllait tim? Ai është i vetmi njeri që kam, nuk kam familje tjetër. Madje, edhe sot, një djalë më ka dërguar mesazhe kërcënuese. Unë ia kam dërguar policisë, policia më kërkoi të mos i kthej përgjigje. Mora vesh se ai djali ishte shoku i vajzës dhe më shkroi për të më provokuar, në mënyrë që të më arrestonin sërish. Nuk e di, nuk e di”.

solomon

NDESHJA NDAJ VLLAZNISË – “E ndoqa të gjithë takimin. Partizani mund të merrte diçka më shumë, pasi bënë lojë shumë të mirë dhe krijuan raste. Broja ishte lojtari më i mirë në fushë, humbi disa topa por ishte i kudondodhur. Do të doja të isha në fushë që të luaja dhe unë në atë ndeshje, por kështu e donte fati”, përfundoi Solomon.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"