Postuar: Tetor 16, 2020 | 13:46
EKSKLUZIVE/ Nesër hidhet shorti i Kategorisë së Dytë, ja si ndahen grupet
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ditën e nesërme, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” të hedhë dhe shortin e Kategorisë së Dytë, për sezonin 2020-2021.
“Panorama Sport” ka arritur të mësojë edhe ndarjen e grupeve për këtë sezon. Grupi A do të përbëhet nga 14 skuadra, ndërkohë që në Grupin B do të jenë 13 skuadra. Pra në total në Kategorinë e Dytë do të militojnë 27 ekipe. Mbetet ende e papërcaktuar data fikse për fillimin e kampionatit. Kujtojmë që para bojkotit ishte vendosur që Kategoria e Dytë të fillonte më 4 tetor.
Ajo që bie në sy më së shumti është fakti që skuadra e Skraparit, edhe pse nuk arriti të siguronte dot mbijetesën sezonin e shkuar, duke u renditur në vendin e parafundit, do të marrë përsëri pjesë në Kategorinë e Dytë, duke shmangur kështu rënien.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
