EKSKLUZIVE/ Në Shkodër duan “kokën” e Teutës, zbulohet superpremio te Vllaznia në rast fitoreje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 8:14

EKSKLUZIVE/ Në Shkodër duan “kokën” e Teutës, zbulohet superpremio te Vllaznia në rast fitoreje

Pas dy premiove radhazi për fitoret në Korçë ndaj Skënderbeut dhe Shkodër kundër Tiranës, pritet që sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, të vendosë një tjetër shpërblim të majmë në rasti triumfi edhe sot në transfertën ndaj Teutës në Durrës.

Vllaznia festa e golit

“Panorama Sport” ka mësuar dje nga burime në klub se shifra këtë herë për fitoren pritet të jetë rreth 15 milionë lekë të vjetër.

Megjithatë, i kontaktuar nga gazeta, Xhaferi sqaroi se do të kishte patjetër shpërblim në rast suksesi, por sa i përket shifrës, janë duke e diskutuar për të vendosur sot para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"