EKSKLUZIVE/ “Në Hungari për Kombëtaren”, Odise Roshi: Ju tregoj kush më bindi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:47

EKSKLUZIVE/ “Në Hungari për Kombëtaren”, Odise Roshi: Ju tregoj kush më bindi

Odise Roshi mbërrin sot në Hungari ku edhe do të kryejë testet mjekësore me skuadrën e re, Diosgiorin. Do ta presë një trajner që ka drejtuar më parë në Kroaci, si Zoran Zekiç (i cili pati kërkuar edhe Eros Grezdën) si dhe Hysen Memolla, bashkëlojtari i Kombëtares shqiptare.

Odi Roshi

“Rraketa” kuqezi ka firmosur të dielën një kontratë që e huazon deri në fund të sezonit në Hungari, ku së bashku me Memollën do të tentojnë që të sigurojnë mbijetesën. Mirëpo, skuadra ka ruajtur të drejtën e një klauzole specifike. Për “Panorama Sport”, Roshi shpjegon arsyet e kësaj lëvizjeje, pas dëmtimit që e la jashtë disa muaj.

TRANSFERIMI

Mesfushori 29-vjeçar është pjesë e Akhmat Groznit që prej vitit 2016, duke numëruar 11 gola të shënuar. Për gazetën, mesfushori shpjegon edhe arsyet e ndarjes. “Akhmat Grozni më ka bërë të ndihem shumë mirë përgjatë gjithë kohës. Kam qenë i vlerësuar që nga presidenti, stafi dhe të gjithë shokët.

odise-roshi-960x509

Gjithashtu edhe njerëzit në qytet. Mirëpo kisha nevojë që të provoja një ambient tjetër, diçka edhe më afër Shqipërisë. Kam pasur interesime edhe nga Turqia apo edhe Bundesliga 2 e Gjermanisë, por nuk ishin të volitshme për mua. Diosgior më ofroi një projekt dhe një mundësi ku të kem mundësinë që të luaj dhe të tregoj vlerat e mia deri në fund të sezonit. Më pas do të shohim se çfarë ndodh”, shpjegoi fieraku.

OBJEKTIVAT DHE MEMOLLA

Roshi do të gjejë mbrojtësin e Kombëtares te Diosgior, i cili gjendet në vend të fundit, por vetëm pesë pikë larg vendit të dhjetë që mbijeton. Në Hungari, me kryesuesit luan Myrto Uzuni, ndërsa me Kisvardan luan Herdi Prenga.

145809661_5031827253525320_6612739457614842176_n

“Kam folur me Memollën dhe më ka shpjeguar që kushtet janë shumë të mira. Qyteti gjithashtu është i bukur dhe janë njerëz që e mbështesin shumë skuadrën. Ekipi është në vend të fundit, por unë kam besim se do të rigjejë formën për t’ia dalë për mbijetesën. Shpresoj që të kemi edhe fatin dhe të arrijmë objektivat sezonale që kanë vendosur drejtuesit”, vijon “Raketa”.

KOMBËTARJA

Odise Roshi ka qenë një nga lojtarët protagonistë me Kombëtaren. Shpesh diskutime të shumta për rolin e tij, mirëpo, krahas analizave dhe diskutimeve që janë bërë, 29- vjeçari sa herë që ka zbritur në fushë ka lënë gjurmë dhe e ka vërtetuar që mbetet një prej atyre lojtarëve që di të ndryshojë “pllakën” e ndeshjes. Shpërthyes në krah, por edhe një mesfushor që e njeh golin. Për gazetën, fieraku tregon se Kombëtarja është gjithashtu një arsye pse e kaq zgjedhur këtë lëvizje.

123183467_4622359084472141_8776237370878811194_n

“Dua që të luaj dhe te kjo skuadër kam gjetur mirëkuptimin për të pasur hapësira. Do të jenë tre muaj të rëndësishëm edhe për mua personalisht, pasi vij nga një dëmtim që nga ndeshja e fundit me Kombëtaren dhe tani dua që të rikthehem sërish me të.

Kam bërë plotësisht fazën përgatitore me Akhmat Groznin, por pa pasur mundësinë që të luaj dhe besoj që ja gati të rigjej formën time ideale për të qenë gjithashtu në gjendje për Shqipërinë në edicionin e ri kualifikues”, ka deklaruar Odise Roshi.

KLAUZOLA

Roshi ka firmosur që të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit, mirëpo duke qenë se vjen pas një dëmtimi, Kisvarda ka ruajtur të drejtën e një klauzole. Kontrata e dakordësuar dhe e firmosur, futet në fuqi në momentin që mesfushori kalon me sukses testet mjekësore dhe fizike. Nga sot, Roshi mund të jetë.

OLSI TUJANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"