EKSKLUZIVE/ Rrapo Taho: FSHF i vodhi titullin Flamurtarit për t’ia dhënë Tiranës, tani më keq se në vitin 1997

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:00

EKSKLUZIVE/ Rrapo Taho: FSHF i vodhi titullin Flamurtarit për t’ia dhënë Tiranës, tani më keq se në vitin 1997

Rrapo Taho e shikon më të rrëzikshme situatën aktuale nga koronavirusi se sa vitin 1997. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi legjendar i Flamurtarit thotë se 23 vite më parë ishte koha e plumbit, ndërsa kjo e virusit është më e keqe.

Rapo Taho

Latif Gjondeda dhe Rrapo Taho kur drejtonin Flamurtarin në vitin 1997

Ish-lojtari vlonjat, që ka drejtuar në atë kohë edhe Flamurtarit, bashkë me Latif Gjondedën, ndihet i vjedhur për mënyrën se si shkuan gjërat dhe që kampionatin e mori Tirana. Sipas Tahos, FSHF ishte e predispozuar që të mbështeste ekipin bardheblu. Ish-futbollisti i shquar, jep këshilla edhe për futbollistët aktualë, ndërsa mendon se nëse situata nuk përmirësohet, kampionati nuk duhet të fillojë.

Profesor Taho, si e kalon ditën dhe a i respekton rregullat pas përhapjes së koronavirusit?

Natyrisht po bëj si çdo shqiptar tjetër edhe unë. Ndjek këshillat e mjekëve, që këto ditë të paktën të qëndrojmë në shtëpi dhe të evitojmë daljet. Por, për hir të së vërtetës unë i kam thyer pak rregullat, pasi shkoj pak buzë detit dhe kam shfrytëzuar kushtet e mira atmosferike dhe motin me diell të këtyre ditëve.

Por, nga dje dhe sot i jam përkushtuar më shumë karantinës në shtëpi. Kjo situatë është pak e zorshme dhe e vështirë për ne që jemi mësuar të dalim, e të mos qëndrojmë në shtëpi. U bëj një thirrje vlonjatëve dhe shqiptarëve që të rinisin të merren me ushtrime fizike në këto ditë Brenda shtëpisë.

Mesa po dëgjojmë situata nga Koronavirusni po vështirësohet edhe më shumë dhe mirë është të kujdesemi. Të qëndrojmë larg vendeve me grumbuj njerëzish, apo merketeve që kanë fluks. Kam vënë re një ndërgjegjësim dhe disiplinim në këto ditët e fundit nga qytetarët.

Ju e filloni ndër të parët plazhin, jeni futur në det këto ditë?

Kam tre ditë që nuk vete në plazh, pasi nuk po mban mirë moti dhe këto ditët e fundit ka qenë pak ftohtë. Kur kam shkuar, jam larë në det. Jam ndierë mirë, sepse ka qenë ajër i pastër dhe kam qëndruar në diell në zonën pas tunelit. Aty ëstë ambient i këndshëm, nuk ka shumë njerëz, është i pastër. Dje dhe sot është përkeqësuar koha dhe nuk na vjen mirë që e kemi të papërshtatshme. Është pak ftohtë, por shpresojmë që të përmirësohet situata. Presim që sa më shpejt ta kalojmë këtë periudhë të vështirë.

Kampionati është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të nisë. Për herë të fundit që ka pasur një precedent të tillë ka qenë në vitit 1997, kur ju ishit pjesë e stafit të Flamurtarit. Çfarë kujtoni?

Unë kam qenë trajner pranë Flamurtarit në atë kohë bashkë me Latif Gondedën. Por, situata është më e vështirë tani se sa atëherë. Atëherë ishte koha e plumbit, por tani është kohë e virusit, këtij armiku të padukshëm. Sot situata është më kritike, pasi koronavirusi mund të vijë në shumë drejtime.

rrapo taho

Siç e dini, janë infektuar edhe shumë lojtarë të Serisë A, apo edhe të tjerë. Sa i përket vitit 1997, ishte shumë i vështirë, pasi nuk kishte virus, por presione nga trimat e asaj kohe, që u duhej fitorja dhe do ta merrnin me pahir nga Flamurtari, duke filluar me presione të arbritrave dhe lojtarëve që luanin. Edhe ne trajnerët kemi patur presione. Ruheshim nga frika se mos dëmtoheshim nga njerëz të padëshiruar me armë.

Ndiheni të vjedhur për mënyrën se si shkuan gjërat në atë periudhë?

Ndihemi shumë të vedhur. Kemi patur një ekip për së mbari. Atëherë financoheshim nga firma “Kamberi” dhe Shkëlqim Selami. Federata e asaj kohe ishte më e përshtatshme për të mbështetur ekipet e Tiranës, se sa të rretheve.

Çfarë u sugjeron lojtarëve që të bëjnë ne këto kushte izolimi?

Lojtari nuk duhet të rrinë pasiv. Janë profesionistë dhe i dinë vetë gjërat. Ju këshilloj që të jenë në ambiente të mbyllura, në kushtet më optimale që mund të kenë. Të bëjnë aktivitete për të rritur forcën. Nëse kanë mundësi të bëjnë vrapime të gjata. Sportistët dhe futbollistët nuk kanë karantinë, pasi duhet të jenë të gjithë në lëvizje dhe aktivitet, pasi nuk kanë pushim. Të zbatojnë masat mbrojtëse dhe të stërviten.

Sipas jush, pas përmirësimit të situatës, si duhet të vazhdojë kampionati?

Nuk varet nga ne kjo gjë që të shprehemi, por varet nga situata e koronavirusit. Po u rregulluan gjërat, le të vazhdojë normalisht. Nëse nuk ka pëmirësim, kampionati nuk duhet të vazhdojë.

rrapo taho

Si e sheh te ardhmen e Flamurtarit?

E kam shpreshur që fazën e parë të kampionatit, që Flamurtari është i rënë nga kategoria, pasi i kam parë që nuk janë paguar. Tani që është i rënë në mënyrë kategorike, kam frikë se mos bie një kategori më poshtë edhe sezonin tjetër…

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"