EKSKLUZIVE/ Ndryshon Kupa, ja si FSHF favorizon klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 22:30

EKSKLUZIVE/ Ndryshon Kupa, ja si FSHF favorizon klubet e Superiores

Revolucion me for mulën e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, por FSHF-ja konfirmoi zyrtarisht ndryshimet vetëm dje, pikërisht tri ditë para nisjes së turit të parë. Këtë të diel, plot 32 skuadra që janë pjesë e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, do të zbresin në fushë për të startuar zyrtarisht sezonin. Por çfarë ka ndryshuar këtë edicion në ndryshim nga e kaluara? Pse klubet eli- tare u ankuan? Si FSHF iu jep një dorë ekipeve më të mëdha me ndarjen që kanë bërë?

Kupa e SHQIPERISE

Për ta nisur nga fillimi, çdo vit ka pasur tur paraeliminator, ku 4 skuadra rivalizonin për të nxjerrë 2 që do të kalonin në turin e parë. Këtë edicion diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi FSHF në mirëkuptim me klubet, ka përzgjedhur me short Shkumbinin dhe Maliqin. Risia e madhe këtë edicion është që të gjitha turet e parashikuara për t’u luajtur me sistem vajtje- ardhje, do të zhvillohen me ndeshje teke. Pra, turi i parë, turi i dytë, çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe sigurisht finalja, do të jenë me ndeshje teke.

FSHF-ja ka zbardhur dje skemën, duke paracaktuar dy turet e para me kriterin e renditjeve të skuadrave në kampionatin e sezonit të fundit. Ndeshjet luhen në fushën e ekipeve të renditura më mirë dhe në ndryshim nga edicioni i kaluar, FSHF do të hedhë short tashmë që në turin çerekfinal. Duke qenë se tashmë ka një specifikë tjetër, shorti përcakton edhe fushën.

ANKESAT

Gazeta zbulon se në mbledhjet e fundit të Ligës ka pasur ankesa nga klubet elitare për fushat dhe në një farë mënyre është diktuar vendimi që sektori i garave ka marrë për skemën e Kupës sa u përket dy tureve të para.

Klube si Tirana, Kukësi etj., duke qenë se FSHF ka hequr sistemin vajtje-ardhje dhe ka vendosur që të luhet deri në fund me ndeshje teke, janë shprehur të shqetësuar për faktin se
mund të zhvillonin ndeshje në fusha jo të përshtatshme dhe kjo do t’i penalizonte. Kësisoj, sektori i garave u bëri “qejfin” klubeve elitare, duke vënë në zbatim kriterin e renditjes, pra ndeshjet teke në dy turet e para të luhen te fusha e skuadrës që ka pasur pozicion më të mirë në kampionatin e sezonit të fundit.

kupa e shqiperise

FAVORIZIMI

Precedenti i Besëlidhjes në vitet e fundit, ku në dy raste eliminoi Partizanin, e ka detyruar FSHF-në që të mos aplikojë shortin në dy turet e para. Mirëpo, kjo përveçse ka zbehur në maksimum efektin surprizë në këtë kompeticion, ka favorizuar hapur skuadrat e Superiores, pasi do të luajnë në fushat e tyre ndaj rivalëve shumë më të dobët në letër.

Institucioni i futbollit mund të justifikohet me faktin se kështu ka vepruar edhe në edicionet e kaluara me dy turet e para, por edhe për situatën e jashtëzakonshme të muajve të fundit, teksa futbolli nis me afro dy muaj vonesë nga sa ishte parashikuar. Gjithsesi, nëse do të kishte short që në turin e parë, me siguri efekti surprizë do të ishte prezent, duke marrë parasysh edhe atë që ka ndodhur në sezonet e fundit me disa ekipe të Kategorisë së Parë.

KALENDARI

Ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë do të
luhen të gjitha këtë të diel në orën 13:30. Kalendari për të gjitha skuadrat e Superiores dhe kampionateve të tjera do të jetë shumë i ngjeshur dhe praktikisht me ndeshje thuajse çdo tretë.

Pas Kupës këtë të diel, të mërkurën ekipet do të luajnë javët e para të kampionateve respektive. Më pas, të dielën e 8 nëntorit janë parashikuar javët e dyta. Ndërsa turi i dytë do të zhvillohet më 12 nëntor, pikërisht një ditë pas miqësores Shqipëri-Kosovë, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

8B455748-437F-41B9-9B99-23052517E2C4

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"