EKSKLUZIVE/ Ndryshime të mëdha, ja si pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj San Marinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 17:29

EKSKLUZIVE/ Ndryshime të mëdha, ja si pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj San Marinos

Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë, gjë e cila pritet të ndodhë edhe sot me San Marinon.

Shqiperia

Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I. Fantazisti është rikthyer te skuadra italiane e Empolit dhe shkak u bë FIFA, e cila nuk ia dha në kohë dritën jeshile Bajramit që të luante që tani me Shqipërinë. Bajrami duhet të presë miqësoret e qershorit për të realizuar ëndrrën e madhe me Kombëtaren shqiptare.

DY VARIANTET E FORMACIONIT

Në dallim nga dy ndeshjet e para, sot pritet që trajneri Reja të bëjë rrotacion të ndeshëm në ekip, duke u dhënë mundësi edhe disa lojtarëve të tjerë. Italiani nuk ka provuar formacion, por dilemat mbeten, kështu që ekzistojnë dy variante se si mund të luajë Shqipëria ndaj San Marinos. Në të dy rreshtimet e konfirmuara është se Toma Strakosha do të jetë portieri titullar, ndërsa Hysaj do të mbajë shiritin e kapitenit.

SH

“Panorama Sport” mëson se në seancën e fundit është dëmtuar mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë sot. Në dyshim është edhe Ardian Ismajli, i cili ka një kontraktim muskulor dhe pritet të mungojë. Rreshtimi i parë pritet të jetë 3-5-2. Strakosha do të jetë në portë, në mbrojtje pritet një rreshtim ndryshe me Hysjan, Gjimshitin dhe Ajetin ose Hoxhallarin. Mesfusha me pesë mendohet të përbëhet nga Roshi dhe Lenjani nga krahët, ndërsa Çokaj, Bare dhe Laçi ose Kallaku në qendër. Dyshja sulmuese mund të përbëhet nga Cikalleshi dhe Manaj ose Uzuni, të cilët mbyllën sfidën me Anglinë.

SH 1

Sipas versionit të dytë, kuqezinjtë mund të luajnë sipas modulit 3-4-1-2. Strakosha në portë. Hysaj, Ajeti dhe Veseli priten në mbrojtje. Sa i përket mesfushës ka balotazh në të djathtë mes Dokës dhe Roshit, Lenjani në të majtë dhe Ramadani me Baren në qendër. Kallaku ose Laçi mendohet të jenë pas dyshes sulmuese, që mund të jetë ajo që nisi sfidën me Anglinë, Manaj-Broja. Gjithsesi, situata mund të përmbyset para ndeshjes, ashtu siç ndodhi së fundmi ndaj Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"