EKSKLUZIVE/ Ndihmës i Daliçit te Dinamo, Ilir Bozhiqi: Studionte shumë, anglishten e mësoi në Tiranë! I ecën me penalltitë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 23:34

EKSKLUZIVE/ Ndihmës i Daliçit te Dinamo, Ilir Bozhiqi: Studionte shumë, anglishten e mësoi në Tiranë! I ecën me penalltitë, por…

Kroacia bën namin te penalltitë, por Ilir Bozhiqi, ishndihmësi i Daliçit te Dinamo, që stërviste portierët, thotë se trajneri kroat nuk kishte ndonjë “fiksim” për to.

Hazisllari

FOTOT: F.Hazisllari

“Kam përshtypjet më të mira për Daliçin. Ishte fantastik si njeri edhe si trajner. Po i ecën me këto penalltitë, por asokohe nuk kishte ndonjë fiksim për t’i përgatitur ndryshe. Natyrisht, ai ishte në hapat e parë kur erdhi te Dinamo, por mbaj mend që nuk kishte ndonjë interes të madh për penalltitë”, thotë Bozhiqi ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndërkohë, ai kujton se Daliç ishte një “student” i shkëlqyer që lexonte shumë.

dalic dinamo

“Përveçse ishte njeri i thjeshtë dhe shumë i edukuar, mbaj mend dy gjëra tek ai: kishte marrë gjithë atë literaturë trajningu me vete dhe lexonte shumë. Përveç kësaj, kishte nisur të studionte edhe anglisht. Bënte kurs edhe këtu në Tiranë, sepse asokohe nuk ishte fort mirë me gjuhën… (qesh).

Dalic Bozhiqi Mergjyshi Dinamo

Më vjen mirë për të, edhe pse nuk kemi ruajtur kontakte. Daliç ishte njeri i popullit, pra ecte rrugës dhe përshëndeste këdo. Pak kam parë si ai”, tregon Bozhiqi, aktualisht trajner i portierëve të Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"