EKSKLUZIVE/ “Na mungojnë 8 penallti”, analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2020 | 19:43

EKSKLUZIVE/ “Na mungojnë 8 penallti”, analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

Në Shkodër po ndi het gjithnjë e më shumë rreziku, e megjithatë lojtarët janë duke bërë të pamundurën që të mos demoralizohen. Situata nuk është aspak premtuese dhe askush nuk e kishte menduar që këtë sezon do të diskutonin mbijetesën. Këtë e thotë edhe Gilman Lika, në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”.

gilman lika

Teksa analizon gjendjen e Vllaznisë, kapiteni radhit disa nga arsyet që i çuan në këtë pikë. E pranon që kriza financiare apo edhe merkatoja mund të kenë bërë të vetën, por jo aq sa pandemia dhe arbitrimi. Ndihen të penalizuar nga fakti që nuk u stërvitën në kohë karantine dhe mbi të gjitha nga dashakeqësia e gjykimit, teksa mesfushori numëron të paktën 8 penallti të munguara.

Lika, si është gjendja në skuadër në këto momente?

Sigurisht, që nuk është gjendja më e mirë e mundshme. Po mundohemi të mos demoralizohemi e ulim ritmin, që të kapim edhe pak formën dhe për ta mbyllur pa probleme këtë vit.

Skuadra ka pësuar realisht rritje në lojë, por fakti që jeni 4 pikë larg Bylisit ju bën më të rrezikuar për “play out”-in. Çfarë prisni nga 3 javët e fundit?

Pres që ekipi të vazhdojë të ketë rritje në lojë dhe të vlerësohet çdo ndeshje maksimalisht deri në fund. Këtë duhet të bëjmë.

Prisni Kukësin, luani në transfertë me Partizanin dhe e mbyllni në Shkodër me Flamurtarin e rënë. Favorizues kalendari krahasuar me atë të Bylisit?

Nuk e kemi aspak favorizues kalendarin. Gjithsesi, duhet të jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin e mundshëm deri në takimin e fundit të këtij sezoni.

E kishte menduar Lika që këtë sezon të nisur me pretendime të mëdha do ta mbyllnit në këtë formë?

Kisha besim këtë sezon dhe e bazoja tek ekipi, i cili ishte më i miri i viteve të fundit. Ndodhën shumë gjëra që na dëmtuan gjatë kësaj periudhe që na çuan deri këtu.

Dhe pse precipitoi situata deri në këtë pikë? Mos ndoshta ndikoi pandemia, kriza e rrogave apo edhe merkatoja jo fort efikase…?

Sigurisht, çdo gjë pati atë ndikimin e vet. Pandemia na dëmtoi shumë, kurse arbitrimet na shkatërruan komplet. Na mungojnë 8 penallti të sakta, nga të cilat 7 kanë pasur ndikim direkt në rezultat. Nuk e kuptoj pse kanë dashakeqësi për Vllazninë, ndërkohë që vijnë në Shkodër dhe ndihen si të shtëpinë e tyre?!

Nuk e kuptoj se si mund të sulmohet një qytet që i respekton kaq shumë të gjithë, ekipe qofshin ato apo gjyqtarë?

Janë këto që kanë pasur ndikimin e vet të parikuperueshëm në këtë situatë. Nëse do të ktheheshit pas në kohë, çfarë do të bënit ndryshe në këtë sezon? Po të kisha gjë në dorë, unë do të kisha thyer ligjin e do ta kisha nxjerrë ekipin në stërvitje shumë kohë më përpara, ashtu siç edhe bënë shumë skuadra të tjera.

ADMIR URUÇI  – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"