EKSKLUZIVE/ “Na hoqën edhe ushqimin”, Vllaznia bojkoton stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 17:24

EKSKLUZIVE/ “Na hoqën edhe ushqimin”, Vllaznia bojkoton stërvitjen

Vllaznia bojkton stërvitjen. Lajmi u konfirmua vetëm pak minuta më parë nga vetë kapiteni Gilman Lika. “Na kanë hequr edhe ushqimin, e pamundur të luhet futboll në këto kushte”, ka thënë Lika.Suad-Lici

Ndërsa administrator Lici, u shpreh: “Patëm një takim me skuadrën, lojtarët kërkonin informacion për pagesën e muajit shkurt, mars dhe prill. Natyrisht kjo nuk është diçka e re, pasi problematikën e dinë edhe sportistat. Jemi të detyruar të zbatojmë ligjet e shtetit shqiptar, sepse nuk janë miratuar bilancet e vitit 2018 dhe buxheti është i bllokuar për vitin 2020, edhe pse është i miratuar.

Diskutova me lojtarët, por natyrisht gjendja e pandemisë ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajmë një punë të pa bërë. Lojtarët kanë të drejtën e tyre . I bëra të qartë që klubi nuk mund të paguajë ndërkohë që kanë marrë pagë nga Federata. Ia u bëra të qartë që të zgjasin kontratat përtej qershorit dhe ne mund t’i paguajmë për këto. Nuk mund të paguajmë për diçka që ata nuk kanë punuar, pasi të gjithë e dimë se gjatë kësaj kohe nuk u ushtrua profesioni.

Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Në dy muaj gjithçka ka qenë e pezulluar dhe Federata ka dhënë një pagë minimale. Deri në muajin janar ne i kemi paguar të gjithë. Nuk mendoj se zgjidhje është bojkoti, duhet të sakrifikojnë edhe ata.”, ka thënë Lici.

 Admir Uruçi-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"