EKSKLUZIVE/ Mungon rinovimi me Olimpiakosin, sulmuesi shqiptar drejt transferimit në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:03

EKSKLUZIVE/ Mungon rinovimi me Olimpiakosin, sulmuesi shqiptar drejt transferimit në Itali

Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emiliano Bullari, mund të largohet nga Olimpiakosi. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit se rinovimi i kontratës me klubin grek ka ngecur dhe për momentin duket e vështirë që palët të gjejnë një konsensus.

Bullari ne stadiumin e Arsenalit

Emiliano Bullari gjatë stërvitjes një ditë para ndeshjes me Arsenalin në “Emirates Stadium”

Prej disa muajsh agjenti i talentit shqiptar po negocion me drejtuesit grekë për rinovimin edhe për katër vite të marrëveshjes. Kontrata e Bullarit me Olimpiakosin përfundon më 30 qershor 2020 dhe kësisoji bardhekuqtë e Athinës nuk kanë ndërmend të lënë të lirë një prej lojtarëve më të mirë që ka nxjerrë akademia në vitet e fundit.

Kampionët në fuqi të Greqisë i kanë propozuar prej kohësh sulmuesit një marrëveshje të rë, por disa detaje të rëndësishme në kontratë po mbajnë larg firmën. Në këto kushte menaxheri i futbollistit që mbush 19 vjeç më 6 prill po negocion njëkohësishtedhe  me klube të tjera që kanë shfaqur interes konkret.

Bullari Olimpiakos

“Panoramasport.al” mëson se në skenë ka dalë Roma. Nuk dihet nëse gjërat janë konkrete, por e sigurtë është që klubi italian interesohet zyrtarisht dhe në javët e ardhshme mund të ketë zhvillime.

Kujtojmë që Bullari është pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa vazhdimisht për të është interesuar edhe Greqia, por lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë kombin e tij, Shqipërinë.

Bullari Emiliano

Bullari është grumbulluar një muaj më parë nga Olimpiakosi edhe në dy ndeshjet ndaj Arsenalit në Ligën e Europës, por pa mundur të debutojë në këtë kompeticion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"