EKSKLUZIVE/ Mungoi ndaj Kastriotit, Dede u takua me Vangjelin para sfidës me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 23:11

EKSKLUZIVE/ Mungoi ndaj Kastriotit, Dede u takua me Vangjelin para sfidës me krutanët

Ish-lojtari i Kombëtares dhe aktualisht i Tiranës, Kristi Vangjeli, dje për herë të parë pas shumë kohësh nuk ka luajtur titullar. Zyrtarisht, gjithmonë sipas Nevil Dedes, lojtari është lënë pushim. Nga ana tjetër, një prapaskenë qëndron në këtë rast.
Vangjeli
Burime të gazetës bëjnë me dije se Dede dhe Vangjeli kanë pasur një takim ditën e shtunë në mbrëmje, ku trajneri i ka bërë të qartë Kristit që për gjendjen që ai ka aktualisht nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta. Për të ardhmen duhet pritur, por largimi në mënyrë të çuditshme nga formacioni i Vangjelit (pavarësisht justifikimeve), sjell jo pak pikëpyetje në kampin bardheblu. Për më tepër që një ndeshje e keqe mund t’i ndodhë kujtdo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"