Ekskluzive/ Mori ofertë nga Arabia, trajneri lë skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 15:51

Ekskluzive/ Mori ofertë nga Arabia, trajneri lë skuadrën e Kategorisë së Parë

Është larguar me konsensus nga Turbina, trajneri i skuadrës Ergi Lubani.

ergi-lubani

“Panorama Sport” ka mësuar se tekniku i skuadrës së Kategorisë së Parë, ka marrë një ofertë nga një Akademi, në Arabinë Saudite.

Lubani ka pranuar ofertën nga Arabia dhe kështu ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me skuadrën e Turbinës.

Tashmë Turbina duhet të kërkoj një trajner të ri që të vazhdoj sezonin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"