EKSKLUZIVE/ Monitorohen nga tre klubet e kryeqytetit, Partizani kërkon të bëjë “bingo” për dy yjet e Apolonisë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 20:13

EKSKLUZIVE/ Monitorohen nga tre klubet e kryeqytetit, Partizani kërkon të bëjë “bingo” për dy yjet e Apolonisë (E PLOTË)

Dy sulmuesit e Apolonisë, Redon Mihana dhe Mario Gjata, janë dy nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato vere.

Mihana-Gjata

Dy lojtarët janë i vetmi “merak” i merkatos në dalje për klubin fierak. Pa diskutim, dy sulmuesit bardhejeshil ishin nga futbollistët më të spikatur tek Apolonia në 2 sezonet e fundit.

Ofertat për ta nuk mungojnë, sidomos në Superligë, por “fiksim” i klubit të Apolonisë është për t’u shitur jashtë Shqipërisë. Po flitet prej shumë kohësh për një transferim të dy sulmuesve jashtë Shqipërisë, por ende për këta dy lojtarë mbetet konkret tregu i huaj, edhe pse nuk ka pasur zhvillime së fundmi. Veç Belgjikës dhe Zvicrës, që janë evidentuar më parë, në skenë kanë dalë edhe pista të tjera, kryesisht ballkanike, nga Kroacia dhe Greqia, por edhe nga nivelet e dyta të Gjermanisë. Gjithsesi, ka edhe një prapaskenë nëse tregu i huaj nuk ofron atë që pretendon klubi Apolonia për Mihanën dhe Gjatën

Të dy lojtarët e talentuar janë nën monitorim të vazhdueshëm, sidomos të tri skuadrave kryeqytetase: Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilat i mbajnë veshët ngrehur për situatën e futbollistëve në fjalë. Te Partizani, Gjata shihet si një alternativë e mirë në qendër dhe në krahët e sulmit, ndërsa Mihana do të rivalizonte me Markun në fashën e majtë. Te Dinamo, të dy lojtarët janë preferencë e vazhdueshme dhe pavarësisht organikës së ngarkuar, mund të ishin pjesë e formacionit titullar, ndërkohë që edhe trajneri Shehi i Tiranës i ka në ballinën e preferencave të tij, duke pasur parasysh largimet e shumta dhe nevojat që kanë bardheblutë për të krijuar një skuadër realisht pretendente për titull.

MIHANA

GJATA

Partizani kërkon të ketë me patjetër pjesë të kontingjentit dy lojtarët e Apolonisë, Mario Gjatën dhe Redon Mihanën, për të cilët stafi teknik ka një simpati. Sezonin e shkuar të dy lojtarët bënë ndeshje shumë të mira në Superiore dhe do të dëshironin te mbetnin në elitën e futbollit shqiptar, me Partizanin që konsiderohet si destinacioni më i mundshëm për futbollistët. Më herët “demat” arritën akordin me qendërmbrojtësin Eljon Sota, që po ashtu bëri ndeshje të mira me Apoloninë. Në rast se Partizani firmos me Mihanën dhe Gjatën, atëherë do të “bastiste” fierakët…

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"