EKSKLUZIVE/ Miset e kthejnë në tenis, 6 gola ndaj ekipit të Tomorit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 22:58

EKSKLUZIVE/ Miset e kthejnë në tenis, 6 gola ndaj ekipit të Tomorit (FOTO)

Kemi parë që një ekip futbolli të luaj kundër të burgosurve (siç ndodhi jo më larg se një muaj më parë me Flamurtarin), por që të luhet kundër miseve kjo nuk ishte dëgjuar. Por vend për çudira nuk ka më, pasi pikërisht në këto çaste është duke u zhvilluar një miqësore e rrallë.

lojtaret kunder miseve

Tomori është duke matur “forcat” me vajzat bukuroshe nga 36 vende të botës, të cilat kanë zbritur sot në qytetin e Beratit për spektaklin “Miss Rainbow of the world”. Pjesë e programit që miset kishin për të martë në qytetin e 1001 dritareve, ishte edhe një lojë në stadiumin “Tomori”, e cila ka nisur në orën 18:30.

39900485_267727120513077_7320738177977679872_n

Pjesa e parë – Kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, ndaj edhe kohëzgjatja nuk mund të ishte 90 minuta. Sapo është mbyllur pjesa e parë, e cila zgjati vetëm 10 minuta dhe u mbyll me fitoren e bukurosheve me shifrat 3-1. Mis Shqipëri, Greqia dhe Serbia gjetën rrjetat, ndërsa për Tomorin shënoi Aristotel Koleci.

miset1

Pjesa e dytë – Miset kanë bërë “tris” edhe në pjesën e dytë. Në këtë 10 minutësh ka pasur vend për një dygolësh të realizuar nga bukuroshja që përfaqëson Letoninë, ndërsa rezultatin final e “vulosi” Kina, duke e mbyllur këtë ndeshje miqësore në shifrat totale 6-1.Eris Sylyku

39753138_929055143947354_8395034035578994688_o

miset

lojtaret kunder miseve3

lojtaret kunder miseve2

lojtaret kunder miseve1

39725855_2066292810088700_3027513083921694720_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"