EKSKLUZIVE/ Ministria i vendos kusht FSHF-së, të gjitha klubet duhet të kenë kontratë me kompani për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 9:37

EKSKLUZIVE/ Ministria i vendos kusht FSHF-së, të gjitha klubet duhet të kenë kontratë me kompani për…

Futboll me kushte të reja dhe klubet që duhet të përshtaten tashmë me një realitet tjetër. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur si kusht për klubet e futbollit arritjen e një marrëveshjeje mes tyre dhe një kompanie dezinfektimi. Në takimet që janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit mes grupeve të punës nga ministria dhe FSHF, ky ka qenë një nga kushtet kryesore që është kërkuar nga autoritet shëndetësore.FD

Pra, klubet duhet të bëjnë tashmë një kontratë dhe ta paraqesin atë në FSHF, në mënyrë që të dalin garant sa i përket kompanisë që do të dezinfektojë vazhdimisht ambientin stërvitor dhe dhomat në stadium apo komplekset ku skuadrat përgatiten gjatë javës ose luajnë ndeshjet zyrtare.

Natyrisht që FSHF ua ka bërë të qartë këtë klubeve dhe tashmë këto të fundit janë të detyruara ta zbatojnë. Protokolli i propozuar nga FSHF i shton kostot e klubeve në këtë periudhë, ndërsa për këtë pjesë vetë presidenti Duka ka thënë: “Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme”.

STËRVITJET – Një nga kërkesat më emergjente të FSHF-së për këtë javë ishte që ministria të lejonte fillimin e stërvitjeve individuale pa shkuar data 18 maj, në mënyrë që të hënën e ardhshme gradualisht klubet të nisnin përgatitjet kolektive nëse do të ishte e mundur. Fakti që është vendosur 3 qershori si datë për fillimin e kampionatit, koha që skuadrat ta marrin veten nuk është e duhura. Kërkesa e FSHF-së nuk u plotësua nga Ministria e Shëndetësisë, që në këtë rast i qëndroi vendimit vetëm për nisjen e stërvitjeve individuale më 18 maj.

HGJKH

SITUATA – Sektori i garave në FSHF ka hartuar në një kohë rekord planin për rifillimin e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, duke i paraprirë gjithçkaje, në mënyrë që deri më 25 maj, të ketë dërguar në UEFA të gjithë kalendarin për kampionatet. Mirëpo, në kushtet kur tashmë kemi datat për rifillimin e futbollit, mungon përgjigjja zyrtare nga qeveria shqiptare për hapjen e aktiviteteve. Në institucionin e futbollit i druhen një refuzimi nga qeveria, por do të pritet tashmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. “Panorama Sport” ka kontaktuar direkt ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet nëse është marrë një vendim për t’u hapur rrugën aktiviteteve sportive.

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"