EKSKLUZIVE/ Mihana dhe Gjata në pritje, zbulohet çfarë u kërkon Apolonia “demave” të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 14:16

EKSKLUZIVE/ Mihana dhe Gjata në pritje, zbulohet çfarë u kërkon Apolonia “demave” të Partizanit

Partizani nuk ka pasur bisedime vetëm me Migjen Bashën, por edhe me dyshen Mihana e Gjata. Të dy futbollistët bënë sezone shumë të mira te Apolonia dhe kanë tërhequr edhe interesimin e Partizanit. Stafi teknik i Partizanit i do lojtarët në kontigjent dhe dy palët po bisedojnë për gjetjen e një formule.

Mihana-Gjata

Olsi Bregu dhe Olsi Rama kanë biseduar pak ditë më parë për transferimin e dy lojtarëve, si dhe pritet që të ulen sërish në tavolinë, për t’u munduar të gjejnë edhe një formulë me të cilën të bien dakord.

“Panorama Sport” mëson se nga ana e Apolonisë, duan medoemos që futbollistët të kenë sa më shumë minutazh në këmbët e tyre, në mënyrë që të tregojnë cilësitë dhe vlerat që zotërojnë. Në këtë mënyrë, do të kenë mundësinë që të shiten jashtë Shqipërisë në të ardhmen, me përfitimet që do të ndaheshin me përqindje mes Partizanit dhe Apolonisë.

Ndërsa te Partizani, pavarësisht dëshirës për t’i pasur në ekip, nuk u garantohet dot minutazhi i kërkuar, për shkak të konkurrencës së madhe që ka te Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"