Ekskluzive/ Metush Seferi: Miku im Çim Selami, Tirana të mundte në fushë. Në Gjirokastër na nxorri Bashkim Fino se donin të na rrihnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 0:31

Ekskluzive/ Metush Seferi: Miku im Çim Selami, Tirana të mundte në fushë. Në Gjirokastër na nxorri Bashkim Fino se donin të na rrihnin

Metush Seferi, ish-presidenti i shquar i Tiranës, reagon mbi polemikat e ditëve të fundit në lidhje me titullin e vitit 1997. Ai ka qenë në krye të klubit bardheblu asokohe, ku edhe me bashkëpunimin me Lutfi Nurin, arritën të merrnin një titull në një nga periudhat më të vështira të Shqipërisë, siç ishte viti 1997.

Seferi5

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Seferi bën thirrje që protagonist të asaj kohe të vlerësojnë situatën me objektivizëm dhe të mos “I numërohen” Tiranës vetëm episodet në favor, por edhe ato kur iu është dashur të vënë dollapët pas derës në dhomat e zhveshjes, për t’i shpëtuar dajakut.

“Na ndodhi një herë kështu në Gjirokastër, në sezonin 1995-1996. Pas ndeshjes hynë njerëzit në dhomat e zhveshjes për të rrahur lojtarët tanë. Stafi dhe lojtarët vendosën dollapët pas derës e më pas i vunë shpatullat që të mos hynin dhe t’i rrihnin”, tregon një episod Seferi. Ndërkaq ai ka burrërinë të pranojë se goli në finale e Kupës me Flamurtarin, ka ardhur pas një prekjeje me dorë të Nevil Dedes.

“Po, i kam ende para syve ato pamje. Dora e Dedes, megjithëse nuk duket fort mirë, është ngritur lart dhe më duket që ka prekje me dorë. Po, ishte faull dhe këtë nuk kam pse e mohoj. Por kjo nuk do të thotë se nuk merituam një sezon më pas titullin”, thotë Seferi për “panoramasport.al”.

seferi556

Z.Seferi, ka pasur një debat së fundmi rreth titullit të vitit 1997. Pas disa ish-lojtarëve dhe trajnerit të Flamurtarit, ka reaguar së fundmi edhe ish-presidenti Shkëlqim Selami. Edhe ai është I mendimit se Flamurtarit iu bë padrejtësi dhe se titulli u takonte vlonjatëve…

Le të jemi të qartë për diçka: Tirana në atë periudhë, ishte një skuadër e fortë. Një skuadër e kompletuar që të mundte. I mundte kundërshtarët në fushë. Por padyshim edhe Flamurtari ka pasur një skuadër shumë të mirë. Realisht shumë të mirë. Unë e kujtoj shumë mirë atë periudhë dhe po ju them se me gjithë vështirësitë apo kushtet e atyre viteve, ai ishte një kampionat shumë i bukur. Pothuajse spektakolar. Kishte shumë rivalitet, kishte lojtarë me cilësi dhe padyshim mijëra njerëz në stadium që e ndiqnin dhe jetonin me futbollin.

Po, por zoti Selami thotë që e meritonte Flamurtari titullin dhe jo Tirana…

E kam lexuar nëpërmjet panoramasport.al deklaratën e tij. Së pari dua t’ju them se unë Çim Selamin e kam mik. Dhe nuk e them për hipokrizi. Jemi miq të vjetër. Natyrisht, unë nuk ndaloj njeri të që japë mendimin e vet sipas këndvështrimit të vet. Por Selami dhe ata që më njohin në gjithë Shqipërinë, e di që unë kurrë nuk kam qenë i pazarave. Nuk kam qenë as i dhunës dhe as i kulisave. Unë nuk bëja pehlivanlliqe…

FLAMUR

Nuk kisha asnjë raport të tillë me federatën, pra t’i kërkoja ndere për të arritur një qëllim. Mund të kem defekte si çdo njeri, por me kulisa dhe me prapësira unë nuk jam marrë kurrë. Këtë nuk e mohon doot askush. Sa i përket pretendimeve të vlonjatëve, unë e përsëris se ne titullin e fituam në fushë. Ishte një moment kur u ndërpre kampionati dhe në kushtet ku gjendëm të gjithë, u gjet ajo zgjidhje. Pra sistemi plej off. As nuk e propozoi Tirana atë zgjidhje dhe as u bë për të na favorizuar ne. Mendoj se u vendos ashtu sepse u luajt aty ku kishte siguri më shumë. Kaq.

Ne kishim një skuadër shumë të mirë, por realisht ekip I fortë ishte edhe Flamurtari. Asnjëherë nuk e kam mohuar këtë. Kishin Paçon, Bushin, më pas morën Prengën nga Tirana. Morën një Alliu nga Durrësi që ishte shumë i mirë. Kanë qenë super-ekip edhe ata.

Po për finale e kupës, një sezon më parë, ç’mendim keni?

Së pari ndeshja është luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe jo në “Qemal Stafa” sicc pretendon ndonjë gazetar… Ka pasur një pretendim për prekje të topit me dorë dhe e vërteta është që Dede e ka prekur topin me dorë. Ka qenë topi në gjoks dhe më pas me dorë. Duhet të kemi burrërinë t’i pranojmë disa gjëra. I kam ende para syve ato pamje. Dora e Dedes, megjithëse nuk duket fort mirë, është ngritur lart dhe më duket që ka prekje me dorë.

Për mua goli nuk është nga ata më flagrantit e parregullt, por faulli mund të qëndronte, këtë nuk kam pse e mohoj. Por kjo nuk do të thotë se nuk merituam një sezon më pas titullin. Problemi ëhstë që kur flasin personazhe të ndryshëm, ia numërojnë Tiranës të gjitha episdodet që ka pasur në favor. Po ato kundër pse nuk i thonë? Unë nuk kam folur kurrë për kundëershtarët e mi, as për dhunën që asokohe isht aq e pranishme në stadiumet tona. Ka pasur plot episode kur ne e kemi vuajtur për shkak të padrejtësive, madje I kam parë edhe llojtarët duke qarë në dhomat e zhveshjes.

Caste-nga-ndeshja-Flamurtari-Tirana

Mund të na kujtoni ndonjë rast?

Po ju them se ne e dimë se sa kemi hequr në të gjitha fushat, jo vetëm në një fushë. Mbaj mend që mezi kemi dalë pas një ndeshjeje në Gjirokastër. Në Durrës po ashtu… Kam qenë me trajnerin Lym Alla dhe e mbaj mend si ditën më të vështirë gjatë kohës që unë kam drejtuar Tiranën. Ishte luftë e vërtetë, kurrë nuk kisha parë ashtu. Por është ajo fjala e urtë popullore që “nuk i gjuhet plepit me gurë…”. Edhe Tirana ashtu ishte, përiqeshin ta ndalnin me çdo kusht, por e vërteta është se ai ekip asokohe të mundte në fushë sepse ishte e fortë.

Po herë tjetër?

Ore në të gjiuha fushat po ju them. Në Vlorë ishte keq, në Lushnjë gjithashtu. Por mbaj mend edhe një herë në Librazhd, na masakruan me gurë. Kudo ku shkonim detyroheshim të ulnin kokën poshtë lojtarët kur hynin në qytet sepse fluturonin gurët. Një herë në Vlorë u bë qameti…

Pse?

Nuk e mbaj mend vitin, nëse ka qenë 1995 apo 1996… Por mbaj meend që kishte shënuar Flamurtari i pari dhe nga fundi i ndeshjes barazoi Tirana. Në mos gaboj golin e barazimit e shënoi Arben Minga. Në tribunë së bashku me mua dhe me djalin tim, ka qenë edhe Shkëlqim Selami. Vijërojtësi ngriti në mënyrë absurde flamutin pëër pozicion jashtëloje. Ishte fare e pabesueshme po ju them.

Plasi skandali pastaj… Lojtarët pa u konsultuar me mua nuk pranuan të vazhdonin lojën dhe ikën në dhomat e zhveshjes. Kur zbritëm poshtë Selami erdhi edhe më thoshte që “po ta bëjnë për kastile, etj…”. Secili duke parë interesin e vet. Kur kemi zbritur poshtë kam parë skuadrën në gjendje shoku. Një pjesë e tyre qanin sepse ndiheshin të vjedhur. Këtë mund ta konfirmojnë edhe Dede, Gallo, Malko, etj… sot disa prej tyre janë nëpër studio.

Ndërkohë, pas shumë debatesh, skuadra u kthye në fushë dhe ndenjën pa lëvizur. Disa u ulën në fushë. Një lojtar i Flamurtarit dhe megjithëse dukej që po i vinte turp shkoi dhe shënoi me portën bosh. Rezultati shkoi 2-0 dhe fitoi Vlora. Pra kur bëhet fjalë për mëkatet, të mos i numërojnë vetëm Tiranës…

Po në Lushnje?

Po, edhe aty me probleme. Mbaj mend që kur ka qenë Xhaferri president, ka pasur edhe aty episode. Nevil Dede ka qenë sërish protagonist… Ne ishim duke diskutuar aty në pistë para ndeshjes, ndërkohë që Nevili po hynte në fushë për nxehmje, por polici i shtetit e shante nga nëna. Kot, pa lidhje…

Po në Gjirokastër?

Ka qenë java e fundit e kampionatit 1995-1996. Është dhënë një penallti totalisht e paqenë kundër nesh. Nalllbani e priti penalltinë dhe aksionin tjetër shënoi gol Tirana, po me Nevilin në minutën e 94-ët. Ishte kampionati që u vendos me Tiranën që fitoi kundër Albpetrolit në “Qytetin e Nxënësve” dhe Partizani mundi Teutën në Tiranë.

idrizi-dhe-fino

Pse aq shumë tension në Gjirokastër?

Po, shumë presion. Mbaj mend që në fund kemi dalë me ndihmën e Bashkim Finos nga qyteti. Lojtarët dhe drejtori i klubit Sulejman Mema kanë  vendosur dollapin e rrobave mbas derës që të mos i rrihnin.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"