EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Partizanit në telashe, arrestohet nga policia pas sherrit verbal me të dashurën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 16:20

EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Partizanit në telashe, arrestohet nga policia pas sherrit verbal me të dashurën

Mesfushori i Partizanit Romero në telashe të mëdha. 24-vjeçari është shoqëruar në polici pasi një debati me tone të ashpra me të dashurën. 

romero

“Panorama Sport”, mëson ekskluzivisht, se futbollisti venezueliani është shoqëruar në Komisariatin numër 2 të Tiranës, ndërkohë që e dashura nuk ka bërë një kallëzim në lidhje me këtë ngjarje, pasi bëhet fjalë vetëm për përplasje verbale mes tyre…

Romero dhe e dashura italiane jetojnë së bashku në shtëpi. Të ndikuar nga situata e vështirë ditët e fundit, për shkak edhe të Pandemisë dhe krizës financiare, pasi mesfushori ka marrë më pak para, situata ka degraduar në debata të ashpra të shoqëruar me ulërima aspak normale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"