EKSKLUZIVE/ Merr fund çështja e Donald Rapos, zbulohet vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:39

EKSKLUZIVE/ Merr fund çështja e Donald Rapos, zbulohet vendimi

Donald Rapo ka fituar betejën me klubin e Luftëtarit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se gjyqi i zhvilluar pak minuta më parë në ambientet e FSHF-së i ka dhënë të drejtë mesfushori që luajti për 4.5 vite në Gjirokastër.donald rapo

Ai tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilëndo skuadër, ndërsa Luftëtari duhet t’i shlyejë një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetra.

Mbetet për t’u parë reagimi i klubit gjirokastrit tashmë, pasi kërkoi që të merrej masë ndaj Laçit, ku lojtari u stërvit disa ditë. Gjithsesi, tashmë ka një vendim dhe DHZK i ka dhënë të drejtë lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"