EKSKLUZIVE/ Mema çon shkresë në FSHF për rrogat, ja reagimi i Tiranës për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:41

EKSKLUZIVE/ Mema çon shkresë në FSHF për rrogat, ja reagimi i Tiranës për trajnerin

Ardian Mema i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit për të dokumentuar kërkesën e tij në lidhje me pagesat që kërkon nga klubi i Tiranës. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime në institucionin e futbollit se ish-trajneri ka depozituar një kërkesë pranë DHZK-së në FSHF, për të kërkuar pagesën nga muaji gusht 2019 deri në shkurt 2020.ardian memaa

Çështja – Tirana shkarkoi ish-trajnerin Ardian Mema, por ky i fundit ka ende një pjesë të pagesës që nuk e ka marrë nga bardheblutë. Burime konfidenciale në FSHF që kërkojnë të ruajnë anonimatin bëjnë me dije se Mema ka kërkuar nga kryeqytetasit pagesat që korrespondojnë me një shifër totale prej rreth 24 milionë lekësh (të vjetër). Mema, në momentin e largimit nga klubi, arriti një akord me bardheblutë që do të paguhet deri në muajin shkurt. Kjo marrëveshje është bërë në mënyrë konsensuale, pasi ai kishte kontratë me Tiranën deri në përfundim të këtij sezoni.

Zgjidhja – Në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve ekziston rregulli që sapo depozitohet një kërkesë nga një prej palëve, është e detyrueshme që të ketë një seancë të parë “pajtuese”. Në këtë ballafaqim, mësohet se Tirana ka qenë dakord dhe ka premtuar që të shlyejë plotësisht ish-trajnerin. Pra, në këtë moment, gjyqi nuk ka vijuar pasi trajnerit i është premtuar likuidimi nga ana e klubit.ardian mema

Në këtë mënyrë, çështja merr një zgjidhje prej “xhentëlmenësh”, por likuidimi total është ai që e zgjidh përfundimisht edhe nga ana juridike. Ky është rasti tipik kur DHZK shërben vetëm si “depozitim” i çështjes, pasi zgjidhja është gjendur që në seancën pajtuese, pa u nisur seanca e parë gjyqësore.

O.Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"