EKSKLUZIVE/ “Medaljen e kam në xhep, sezoni është i jashtëzakonshëm”, Shehi: Kam fituar gjithçka, trofeu si trajner…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:22

EKSKLUZIVE/ “Medaljen e kam në xhep, sezoni është i jashtëzakonshëm”, Shehi: Kam fituar gjithçka, trofeu si trajner…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, duke folur para tifozëve, u bëri të qartë se shumë shpejt do të niste puna për të përgatitur pjesëmarrjen në Europë dhe sezonin e ardhshëm. “Ja edhe kontrata e parë”, tha Halili mes euforisë së tifozëve që përshëndetën në kor Shehin dhe vendimin për të vazhduar në drejtimin e bardhebluve. Vetë Orges Shehi foli për “Panorana Sport” për këtë sezon të madh.

SHEHI

Çfarë mund të thotë tani Orges Shehi?

Shyqyr, vara në qafë medaljen. Pika më kulminante. Është pjesë e historisë. Të shkruash emrin në këtë klub është gjë e madhe.

Një sezon me 100 km në orë?

Është e vërtetë që kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm në klub. Sidomos lojtarët. Kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë qenë seriozë, të përkushtuar. Të gatshëm për çdo gjë.

Kur e kuptuat se do të ishit kampionë?

Hap pas hapi ishim me ritëm të lartë dhe konsoliduam pozitat dhe besuam te njëri-tjetri. U rritëm të gjithë bashkë. Pas fazës së parë mendova se nëse ecim me këtë ritëm, çdo gjë varet nga këmbët tona.

Në fillim të sezonit, cila ishte dëshira e Shehit?

Kur je në këtë klub nuk mund të kesh limite. Dëshira ime ishte që të ishim skuadër e të lidheshim sa më shumë me njëri-tjetrin dhe për të kapur objektiva madhorë. Për këtë nuk është e lehtë. Skuadra është e re, me djem të rinj. Dhe për këtë duhet një bravo.

Si është të jesh trajner kampion, sepse lojtar kampion keni pa fund tituj?

Tani kur po bënim foto isha me Hoxhallarin. Ai më tha presor preke. Apo je mësuar duke ngritur shumë kupa… në karrierën time jam mësuar të ngre shumë trofe nga më të ndryshimit. “Honoris Causa”, “Topi i Artë”, kampionate e kupa, por ky është një sadisfaksion shumë i madh, sepse pas Superkupës me Skënderbeun, të jesh kampion është diçka e veçantë.

Medaljen e keni?

Po, po, e kam. E kam në xhep.

Si është më e vështirë. Si trajner apo si lojtar?

Patjetër si trajner. Si lojtar je i përqendruar te puna jote. Te regjimi, te perfeksioni yt për detyrën që ke. Trajner është e vështirë. Duhet t’i bësh të gjithë bashkë. Të shprehësh idetë e tyre, të jesh i qartë.

Tani, pushime?

Po, së bashku me familjen, por telefoni do të jetë i hapur në çdo moment. Jemi në kontakte me lojtarët dhe duam të mbyllim sa më shpejt afrimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"