EKSKLUZIVE/ “Me Egnatian kap kombëtaren”, afrimi i ri në merkato shfaqet optimist: Kam besim të madh se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 11:55

EKSKLUZIVE/ “Me Egnatian kap kombëtaren”, afrimi i ri në merkato shfaqet optimist: Kam besim të madh se…

Mikael Agbepornu u zyrtarizua si lojtar i Egnatias pak ditë më parë dhe debutoi në miqësoren kundër Partizanit. Pas kësaj ndeshjeje, Agbenpornu foli për “Panorama Sport”, ku u shpreh se nëpërmjet rrogozhinasve, synon të fitojë edhe një vend te kombëtarja e Ganës.

240525298_228543915948052_5621256879491168239_n

AFRIMI – “E kam pritur me padurim ardhjen time tek Egnatia. Të vetmet gjëra që më bënë vonesë ishin kryerja e procedurave të dokumentacionit total. Pranova menjëherë ofertën e bërë pasi më është thënë që është klub serioz që ka objektiva.

SEZONI I RI – “Këtë sezon do të jenë pjesë e Superiores që nga sa më kanë thënë ka një nivel. Çdo futbollist nga vendet tona ka dëshirë të madhe të luajë diku që i plotësohen të gjitha kushtet. U njoha edhe me ecurinë e Egnatias në sezonin e fundit si dhe më parë”.

Mikael Agbepornu

KOMBËTARJA – “Kam besim të madh se ardhja tek Egnatia do të jetë trampolinë për ecurinë time në përgjithësi. Ëndërroj që duke shpalosur vlerat e mia të fitoj respektin e të gjithëve dhe të siguroj një vend në kombëtaren e Ganës.

Egnatia

GOLAT – Çdokush i ka synim të madh, po fillimisht do të bëj mirë në rolin tim, më pas të shfrytëzoj çdo mundësi që më krijohet. Në ditën e parë të stërvitjes u ndjeva komod pasi trajnerët dhe shokët më mirëpritën dhe dua t’i falënderoj. S’e njoh shumë kampionatin shqiptar, por mendoj se kushdo luan për objektivat e tij.”

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"