EKSKLUZIVE/ “Më duan 4-5 klube”, Kallaku flet për të ardhmen: S’do me tërheqi ana financiare, do të zgjedh një skuadër që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 17:45

EKSKLUZIVE/ “Më duan 4-5 klube”, Kallaku flet për të ardhmen: S’do me tërheqi ana financiare, do të zgjedh një skuadër që…

Sherif Kallaku është padyshim një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Kategorinë Superiore. Ylli i Kombëtares U-21 është shndërruar në lider te skuadra e Teutës, teksa të shumta kanë qenë oferta nga kampionatet e huaja për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

sherif kallaku

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori nga Fushë-Kruja, veç të tjerash ka folur edhe për të ardhme, duke zbuluar se për të janë interesuar 4-5 klube, teksa tregon se nuk do ta tërheqi ana financiare, por do të përpiqet të zgjedhë një klub që mbas 2 vitesh të bëjë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë dhe jo të kthehet përsëri në Shqipëri.

sherif-kallaku-teuta-590x354

“Për hir të së vërtetës 4-5 klube janë të gatshme për shërbimet e mia po me duhet të mendohem dhe pak se ku do shkoj, jam duke i parë të pesta variantet po mendoj që s’do me tërheqi ana financiare po do shikoj klubin që mund të bëj një hap tjetër mbas dy vitesh jo të kthehem prap në Shqipëri”, u shpreh Kallaku për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"