EKSKLUZIVE/ “Me ata që bojkotuan kemi mbyllur bashkëpunimin”, Bizhdili: Kush ka ankesa, të ndjekë rrugën ligjore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 22:25

EKSKLUZIVE/ “Me ata që bojkotuan kemi mbyllur bashkëpunimin”, Bizhdili: Kush ka ankesa, të ndjekë rrugën ligjore

Pjesa dërrmuese futbollistëve të Besës e bojkotuan ndeshjen e fundit të kampionatit me Lushnjën dhe kavajasit shkuan në stadiumin “Roza Haxhiu” me të rinjtë. Titullarët kanë bojkotuar për shkak të mosmarrjes së pagave, bazuar në kontratën që kanë me klubin e Besës. Për këtë arsye, “Panorama Sport” ka kontaktuar dje me presidentin Nexhat Bizhdili, i cili ka sqaruar situatën aktuale, duke pohuar se me titullarët që bojkotuan është mbyllur tashmë zyrtarisht bashkëpunimi.

Nexhat-Bizhdili-470x334

BIZHDILI –
“Futbollistëve që bojkotuan ndeshjen me Lushnjën u ka përfunduar kontrata më 31 maj, që do të thotë se detyrimet ligjore mes palëve përfundojnë në këtë datë. Ndodhi problemi i Koronavirusit dhe kishim rënë dakord parimisht se do të vazhdonin t’i luanin edhe ndeshjet e “play off”-it. Luajtën të parën ndaj Pogradecit dhe fituam, duke treguar dëshirë dhe nivel loje. Nuk më erdhi aspak mirë kur mësova për bojkotin e menjëhershëm para ndeshjes me Lushnjën, pasi, siç e thashë, ata duhet ta mbanin fjalën. Bënë
atë zgjedhje dhe mbetet e drejta e tyre që të vendosnin, nëse pas mbarimit të kontratës do të vijonin të luanin
apo jo. Ata vendosën për bojkot, duke ndërprerë në këtë mënyrë zyrtarisht marrëdhëniet me Besën”, tha fillimisht presidenti Bizhdili.

Besa-Kavaje
PAGAT – P
o pretendimi i futbollistëve për mosmarrje të të gjitha pagave? Presidenti Bizhdili jep këtë përgjigje: “Dua të sqaroj publikisht se futbollistët e Besës deri më sot kanë marrë 5 paga, plus 2 pagesat nga
FSHF-ja, bëhen 7 paga. Ata kanë edhe penalitetet për shkak të mosarritjes së objektivit, që ishte ngjitja në
Superiore. Nëse dikush nga futbollistët që bojkotuan dhe që nuk janë më pjesë e Besës ka pretendime, le të ndjekë rrugët ligjore në komisionet e FSHF-së. Ky është apeli dhe vendimi im”.

E ARDHMJA –
Që tani verdhezinjtë kanë nisur lëvizjet për ekipin e sezonit tjetër dhe presidenca është në bisedime me disa futbollistë. Në javët e mbetura Besa do të vijojë të respektojë garën me futbollistë të rinj sipas Bizhdilit. “Ne do të vijojmë ta respektojmë kampionatin deri në fund me grupin e futbollistëve që kanë 3-5 vite kontratë dhe disa lojtarë nga ekipi U-19. Synimi ynë është të motivojmë dhe të përkrahim të rinjtë e talentuar. Një pjesë e mirë e tyre tashmë e kanë një sezon me Besën që janë edhe pjesë e formacionit bazë. Po punojmë edhe për sezonin e ri, për lojtarët që do të përforcojnë skuadrën në merkaton e verës”.

Këto janë sqarimet dhënë për “Panorama Sport” nga presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, lidhur me situatën
më të fundit te kavajasit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"