EKSKLUZIVE/ “Me 99% jam i Skënderbeut”, rrëfehet Dajan Shehi: Ja pse ika nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 21:04

EKSKLUZIVE/ “Me 99% jam i Skënderbeut”, rrëfehet Dajan Shehi: Ja pse ika nga Partizani

Partizani bëri me dije ditën e djeshme se Dajan Shehi ka vendosur të largohet nga skuadra, pas vetëm gjashtë muajsh nga nisja e kësaj eksperience. Ka qenë vetë mbrojtësi, i cili ka marrë këtë vendim dhe i ka kërkuar klubit të pranojë kërkesën e tij për të prishur kontratën.

dajan shehi

Drejtuesit e Partizanit nuk e kanë penguar lojtarin me shpjegimin se nuk do të mbajnë me pahir një lojtar, i cili nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e “demave”. “Panorama Sport” i mori një prononcim ekskluziv Shehit, i cili argumentoi largimin dhe tregoi se do të transferohet te Skënderbeu.

ARSYEJA E LARGIMIT – Ka qenë dëshira ime për t’u larguar, klubi më ka pasur në plane për të ardhmen, por doja të gjeja një tjetër mundësi ku të luaja më shumë. Nuk luajta shumë në pjesën e parë të sezonit dhe e kuptoja se nuk do të ndryshonin shumë gjërat as tani.

BISEDA ME MEHMETIN – Kam folur me trajnerin Mehmeti dhe më ka shprehur qartë se jam në planet e tij, por unë vendosa të largohem në një tjetër skuadër, ku të kem më shumë minuta në fushë.

KONKURRENCA – Bitri dhe Belica kanë luajtur më parë së bashku. Bitri erdhi nga jashtë dhe natyrshëm, një mbrojtës që vjen nga jashtë dhe ka bërë mirë atje, bëhet menjëherë pjesë e formacionit.

Unë me syrin tim e kuptova se nuk do të arrija të luaja rregullisht të gjitha ndeshjet. Ndoshta do të aktivizohesha, por jo aq sa unë dëshiroj dhe pretendoj. Dua të gjej një ekip, ku t’i luaj të gjitha ndeshjet.

“I KUQ” PËR 6 MUAJ – Ishte një eksperiencë e bukur në tërësi. Normalisht kam kaluar edhe momente të vështira, pasi më qëlloi të jem pjesë e Partizanit në një periudhë jo shumë produktive.

E ARDHMJA – Me 99% do të jem lojtar i Skënderbeut deri në fund të këtij sezoni. Nuk kam firmosur ende, por është thuajse e sigurt se do të vazhdoj karrierën në Korçë”, përfundoi Shehi.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"