EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Skënderbeut do shitet në janar, zbulohet klubi që e do (e plotë)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 22:08

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Skënderbeut do shitet në janar, zbulohet klubi që e do (e plotë)

Mbrojtësi i Skënderbeut dhe Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, mund të jetë shitja e madhe e klubit korçar në merkaton e janarit. Ai është një nga lojtarët me rendimet të lartë dhe këtë e ka treguar jo vetëm në sezonin aktual, por veçanërisht në të kaluarin, kur Skënderbeu mori pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Për këtë arsye, falë paraqitjeve të mira të tij, mbrojtësi kosovar ka rënë në sy të disa ekipeve të huaja.

Aliti-470x313

Bëhet fjalë pikërisht për dy klube që kanë shfaqur interes për lojtarin kosovar. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se një prej klubeve që është gati të blejë kartonin e Alitit është ai i Superligës turke, Kasimpasha. Klubi turk është i pari në listën e të interesuarve në lidhje me shërbimet e mbrojtësit dhe shumë shpejt ndoshta që në impenjimet me kombëtaren e Kosovës apo ndoshta edhe në sfidën e radhës ndaj Tiranës pritet që nga Kasimpasha të dërgojnë vëzhgues special për të ndjekur nga afër Alitin. Por, nuk është vetëm skuadra e vendit të tretë në Superligën turke që interesohet. Burime pranë lojtarit tregojnë se ka pasur interesim të shtuar edhe nga një klub i njohur danez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për efekt tratative. Por, nga ana tjetër, në klubin korçar nuk japin detaje, edhe pse theksohet se nuk kemi të bëjmë ende me një ofertë zyrtare, por me një interesim të dy klubeve për të marrë shërbimet e mbrojtësit kosovar.

luftetari-skenderbeu-470x264
Aliti prej dy sezonesh është duke dhënë maksimumin e vetë te Skënderbeu, duke u konfirmuar si një pikë e fortë në mbrojtjen bardhekuqe. Në mungesë të Europës me Skënderbeun duket se i vetmi reklamim në arenën ndërkombëtare mbetet përfaqësimi me Kosovën, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm pas ardhjes së trajnerit Bernard Shalande. Klubi i Skënderbeut kërkon të përfitojë shumë nga futbollisti, duke e vlerësuar rreth 500 mijë euro kartonin e tij. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

BREGU – Një tjetër futbollist në të cilin klubi shpreson që të japë sa më shumë vëmendje për të kaluar në një ekip të huaj me qëllim përfitimi është vlonjati Dejvi Bregu. Por, problemi me futbollistin qëndron te pamundësia për ta transferuar në dritaren e merkatos së janarit. Kjo, për vetë faktin se huazimi te Luftëtari i hoqi mundësinë vlonjatit për t’u larguar nga bardhekuqtë gjatë janarit. Rregulli i FIFA-s është i qartë: nuk mund të luash në tri ekipe brenda një sezoni. E vetmja mundësi mbetet për Skënderbeun të arrijë një marrëveshje për transferimin e Bregut në fundin e këtij sezoni.

 

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"