Ekskluzive/ Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, merret vendimi për skuadrat e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 18:17

Ekskluzive/ Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, merret vendimi për skuadrat e Kategorisë së Dytë

Është mbledhur ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe ka marrë vendimin për skuadrat e Kategorisë së Dytë.

fshf_logo_e_re21-1

“Panorama Sport” mëson se Komiteti Ekzekutiv ka vendosur se për ekipet e Kategorisë së Dytë do të lejohen vetëm 3 lojtarë jashtë qarku.

Nga ky rregull rrezikon së tepërmi Tomorri  që ka aktualisht 8 lojtarë që nuk janë pjesë e Qarkut të Beratit, gjë që nuk do lejohet me rregullin e ri të FSHF, dhe në këtë mënyrë bie poshtë i gjithë projekti.

Rregulli i mëparshëm për këtë çështje linte hapësirë, pasi çdo ekip mund të huazonte 2-3 lojtarë, ndërkohë që një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar limitit ishte pasaportizimi. Tashmë këto dy mundësi nuk do të jenë më, sipas asaj që vendosi KE-ja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"