EKSKLUZIVE/ Mbledhje me dyer të mbyllura te Kukësi, Gjici vendos ultimatum. Ja çfarë kërkon (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 23:25

EKSKLUZIVE/ Mbledhje me dyer të mbyllura te Kukësi, Gjici vendos ultimatum. Ja çfarë kërkon (E PLOTË)

Pas humbjes që Kukësi pësoi ndaj Partizanit në Shkodër, shqetësimi në radhët e drejtuesve të skuadrës verilindore ishte i madh. “Panorama Sport” ka mësuar se për shkak të kësaj situate kreu i klubit Safet Gjici u ingranua drejtpërdrejt. Edhe pse presidenti i Kukësit mban dhe një detyrë tjetër shtetërore, “de juro” i bie të mos mbajë postin e kreut të klubit. Gjithsesi, ai e ka prioritet ekipin dhe drejtuesit e mbajnë koherent me përditshmërinë dhe ngjarjet e klubit. Pas humbjes me Partizanin, presidenti Gjici ka qenë shumë i zhgënjyer dhe e ka bërë publik mendimin e tij nëpërmjet gazetës. Kështu që pas ndeshjes ai ka thirrur në mbledhje urgjente stafin drejtues.
Gjici

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ditën e hënë në drekë në zyrën e kreut të klubit, pikërisht në selinë pranë Gardës se Republikës në kryeqytet. Në takim morën pjesë drejtuesit kryesor të ekipit, ku drejtori Nderim Nexhipi dhe trajneri Skënder Gega dhanë opinionet e tyre për startin e dobët të Kukësit. Takimi ka qenë me tone të ulëta, pa dyshim që presidenti Gjici ka shprehur hapur zhgënjimin për këto dy humbje ndaj rivalëve direkt. Ai ka kërkuar të dijë çfarë po ndodh me skuadrën dhe cilat janë shkaqet që kanë ardhur këto rezultate.

Drejtori Nexhipi ka informuar presidentin për situatën, por edhe trajneri Gega ka dhënë objeksionet e tij në lidhje me ecurinë, shkaqet dhe si mund të bëhet më mirë. Pasi janë diskutuar shumë gjëra dhe detaje përreth një orë e njëzet minuta janë vendosur piketat për të ardhmen e afërt. Kreu i klubit ka kërkuar: Minimalisht tre fitore në tre takimet e radhës; ekipi të harmonizohet; gjithashtu iu ka dhënë besim të plotë trajnerit Skënder Gega, i cili do ketë dorë të lirë në përzgjedhjen e formacionit, menaxhimin dhe punën më ekipin.

VAZHDIMËSIA– Mbas mbledhjes me presidentin drejtuesit e kanë të qartë çfarë duhet të bëjnë, gjë të cilën duhet t’i transmetojnë edhe ekipit. Trajneri Gega ka kërkuar që gjithsecili të bëj maksimumin, e pa dyshim dhe ai ashtu si të gjithë është zhgënjyer shumë me humbjen e fundit, kryesisht me pjesën e dytë, pasi skuadra ndryshoi për keq. Por edhe për pjesën e parë, ku sulmi nuk arriti të shënojë dhe të shfrytëzojë rastet e krijuara.

Safet Gjici

Humbja e dytë ka shqetësuar drejtuesit teknik dhe ndaj është trajtuar si dramë kjo humbje. Gjithsesi, është bërë thirrje për qetësi, skuadra nuk do të jap me intervista dhe dalje në media. Secili do të japë llogari për ato çka bën në të ardhmen. Fokusi total do të jetë te stërvitja dhe te ndeshjet e radhës. Fitorja ndaj Besës në Kupë duket formalitet, ndërsa fitorja ndaj Teutës është detyrim. Pra, të gjitha janë angazhuar maksimalisht te Kukësi për ta kthyer situatën në favor të tyre, e kjo vjen vetëm me rezultate pozitive që besohet shumë që do të nisin.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"