EKSKLUZIVE/ Mbajti Egnatian në elitë, Ramadani: Në të tilla sfida ka gjithmonë tension, ja kush do e godiste penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2022 | 19:13

EKSKLUZIVE/ Mbajti Egnatian në elitë, Ramadani: Në të tilla sfida ka gjithmonë tension, ja kush do e godiste penalltinë

Natyrisht që Zekirija Ramadani ka arsye të ndihet i lumtur, në fund të fundit arriti misionin dhe mbajti Egnatian në elitë.

ZEKERIJA RAMADANI

Pas takimit, për “Panorama Sport” trajneri u shpreh: “Ishte një fitore plotësisht e merituar. Përgëzoj të gjithë futbollistët për shpirtin që treguan në fushë. Nuk ishte e lehtë të lije pas ekipe si Dinamo apo Skënderbeu. Qëndrimi në elitë nuk është meritë vetëm e Ramadanit, por e gjithë grupit, drejtuesve dhe presidentit. Ishte një sezon i vështirë, por ia dolëm. Uroj që të vazhdojmë përsëri bashkë këtë rrugëtim”.

Nuk kishte si të mos fliste për sherrin dhe nervat e Pedros. “Në të tilla përballje gjithnjë ka tension dhe nuk pashë arsye të fortë të ndodhte gjithë ajo rrëmujë. Më vjen mirë që nuk pati veprime të dhunshme gjatë përplasjes. Po unë më shumë në ato momente u mora me lojtarët e mi, që të ruanin qetësinë. Pati futbollistë të veçantë të Korabit që nuk pranonin dot rezultatin dhe disa herë provokuan jo vetëm lojtarët tanë, por edhe publikun. Për mua rëndësi ka që gjithçka u mbyll pa problem dhe s’kishte arsye të ndodhte ndryshe. Egnatia luajti ‘fair’ dhe nuk provokuam për asnjë moment askënd. Penalltia? Siç e patë, unë ndërrova edhe kapitenin Krasniqi në fund, kur ndeshja ishte 2-0. Dua të them se Pedro luajti mjaft dhe shpenzoi energji. Pastaj kam qenë vetë futbollist, askush me dëshirë dhe qejf zëvendësohet. Por të gjithë e kanë pasur këtë moment, pasi është ligj i futbollit. Sa për 11-metërshin atë do të godiste kapiteni Krasniqi, por ma bëri me shenjtë që donte t’ia linte Xheksonit dhe i dhashë OK-in. Kaq është e gjitha”, përfundoi tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"