Ekskluzive/ Mavraj firmos për 2 vite me klubin grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 11:16

Ekskluzive/ Mavraj firmos për 2 vite me klubin grek

Nuk ka më dilema, Mërgim Mavraj është lojtari më i ri i Arisit të Selanikut. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë lojtarit se dje në mbrëmje ka firmosur për 2 vite me klubin grek.

mavraj1

Kështu Mavraj i bashkohet Migjen Bashës, i cili gjithashtu është bërë pjesë e Arisit pak javë më parë. Pak minuta më parë lajmi u konfirmua edhe nga mediat greke, referuar burimeve zyrtare në klubin selanikas. Portali “gazzetta.gr” shkruan se Mavraj ka firmosur dhe tashmë pritet përfundimi i angazhimit me Kombëtaren për t’ju bashkuar ekipit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"